KISHINAU - Presidenti moldav Vladimir Voronin, ka akuzuar dje Rumanine si shtet te perfshire ne trazirat e dhunshme qe tronditen Kishinaun komunist, pas fitores ne zgjedhjet parlamentare. Lajmi u be i ditur nga agjencia ruse Interfax. Ne oret e fundit nga protestuesit kishin sulmuan ndertesat qeveritare ne kryeqytet, duke shkaktuar nje zjarr ne Parlament ku vdiq nje djale i ri.


"Ne vendosem te fusnim nje regjimit te vizave me Rumani, - tha Voronin gjate nje takimi dje, me perfaqesuesit e partive politike dhe shoqerise civile, - dhe vendosem gjithashtu te deklaronim persona nongrata ambasadorin rumun". Foxnews, pershkruante se ne sheshin e kryeqytetin te Moldavise kane mbire shume shpejt flamujt rumune, si dhe parulla te shumta ne rumanisht, si "Ribashkimi". Deri me 1940, Moldavia ishte pjese e Rumanise.


Thirrje per dialog


Rusia tha se jane "te pabaza" pretendimet per shqyrtimin e votimit ne Moldavi. "Ne jemi shume te shqetesuar rreth asaj qe ndodhi dhe une shpresoj, se gjendja do te kthehen nen kontroll", tha ministri i jashtem rus, Sergei Lavrov. "Kerkesat per te zhvilluar dhe nje here zgjedhje te reja apo per te kryer nje numerim te ri te votave jane absolutisht te pabaza", tha ai duke folur dhe per miratimin e dhene nga vezhguesit nderkombetare. Rusia ka leshuar nje apel per protagonistet e krizes politike ne Moldavi, duke u te permbahen dhe te mos perdoret forca dhe te mos kete akte te dhunshme, por ceshtjet te zgjidhen paqesisht permes negociatave me. Presidenti i Republikes se Moldavise kishte njoftuar perdorimin e forces me qellim shtypjen e protestes popullore.