Një kërcimtare, e cila ndodhej në dhomën e komandimit të anijes Costa Concordia, në momentin kur ajo u përplas duke vrarë 32 persona, pranoi se është e dashura e kapitenit, që ndodhet në gjyq për vrasje.


Domnica Cemorton, nga Moldavia, i tha gjykatës në Itali se ajo kishte hipur në anije disa orë përpara se të ndodhte ngjarja dhe se ishte pasagjere pa pagesë.


Kur je e dashura e dikujt, askush nuk të kërkon biletën, tha ajo.


Moldavia tha se kishte punuar në këtë anije për tre javë në dhjetor të vitit 2011.


Ajo tentoi që të shmangte pyetjen nëse ka qenë e lidhur me kapitenin Francesco Schettino, por u përgjigj vetëm kur i thanë se kishte përgjegjësi penale.


Schettino akuzohet se e afroi më shumë se çduhet anijen me bregun.


Ai rrezikon 20 vite nëse shpallet fajtor.


Costa Concordia u përplas në janar të vitit të shkuar dhe aksidenti është një nga më të rëndët e viteve të fundit./ep


1


2


3


4


5


6


7


8