Monako për të tetën herë fitoi titullin kampion në Francë. Në ndeshjen e prapambetur të javës së 31-të skuadra monegaske mundi 2-0 St.Ettiene duke zyrtarizuar dhe matematikisht trofeun që në fakt do të ishte pronë e tyre dhe për cështje golavarazhi dhe në rast të dy humbjeve në dy javët e mbetura.


Në Luigji Dytë për skuadrën e Jardim vendosi lojtari më i lakuar i këtij viti, Mbappe, me 18-vjecarin që realizoi një tjetër gol prej lojtari të madh duke I dhënë mundësinë skuadrës së tij të fitojë titullin e 8-të në histori.


Ndërsa fundin e lumtur e dhuroi Germain që shënoi në aksionin e fundit të ndeshjes, përpara se të niste festa e cmendur e lojtarëvve. Në fakt, Raggi, Dirar dhe Germaine u shndërruan në ultras të vërtetë kur iu bashkuan tifozëve në tribunë duke iu përshtatur dhe look të tyre, teksa hoqën fanellat.


Një sezon i jashtëzakonshëm për Monacon, që ka theu cdo rekord këtë sezon duke nisur nga ato të Mbappe e deri te ai i numrit më të madh të golave të shënuar ndonjëherë në histori, plot 103 deri në këto momente, 8 me shumë se rekordi i mëparshëm që mbahej nga Reims në vitet 50-të.


Një vit i dominuar tërësisht nga ekipi i Jardim që shkurorzoi PSG duke ngritur vetë lartë trofeun e kampionit për tu zyrtariuar jo vetëm si një forcë e re në futbollin francez por dhe atë europian.


18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)