Monako nuk din të ngre krye. Skuadra e drejtuar nga Kaudio Ranieri nuk ka shkuar përtej një barazimi të bardhë 0-0 në shtëpinë e Tuluzës. Radamel Falkao vazhdon të qëndrojë në hije ndërsa Ranieri vazhdon të dridhet teksa deri tani ka 7 pikë , 1 më shumë se Lion, Marsej dhe Sant Etien.


Ndeshja nis më mirë për Monakon që përpiqet të sulmojë, por me një Radamel Falkao që nuk gjendet në asnjë pjesë të fushës. Shansi më i pastër për ekipin e Ranierit vjen në minutën e 27-të, Fabinhio shfaqet rrezikshëm në zonë në e miqve por nuk arrin të realizoje.


Në gjysmën e dytë të ndeshjes Monako bëhet më e lexueshme në lojën e saj. Në minutën e 77-të shfaqet më në fund Falkao që ekzekuton një goditje të lirë që pritet nga portieri Ahamada duke treguar reflekse të shkëlqyera. Kështu përfundon i bardhë takimi i parë i Ligue 1.


Sot dhe nesër do të zhvillohen edhe takimet e tjera të javës së tretë. Spikasin duelet mes Valencies dhe Marsejës. Vendasit kanë marr një fitore dhe një barazim deri tani dhe do të përpiqen të sfidojnë Marsejën. Lioni do të përballet me Reims në kërkim të një fitorjeje për ta ngjitur në krye të klasifikimit. Dueli më interesant do të jetë ai i ditës së nesërme mes Nantë dhe Pars Sën Xhermenit. Skuadrës së Lorent Blank nuk i lejohen më gabime pas dy barazimeve në dy javët e para.