AKEP miraton dyfishimin e pajtimit mujor

Pajtimi mujor i telefonisë fikse nga fillimi i shtatorit do të jetë 530 lekë të rinj dhe deri në fund të vitit të ardhshëm do të arrijë në 1200 lekë të rinj. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ndërkohë AKEP ka anuluar rritjen e





tarifave të impulseve nga 3 lekë në 3. 6 lekë. AKEP thekson se pajtimi mujor i Albtelekom vazhdon të jetë nën kosto dhe duhet të rritet deri në 1200 lekë në muaj, çka pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.  Sipas analizës së AKEP, shumica e tarifave të Albtelekom janë më të ulëta krahasuar me mesataren evropiane dhe me vendet e rajonit, çka vazhdon të dëmtojë gjendjen financiare të Albtelekom, kompani që sipas AKEP siguron norma kthimi nga kapitali shumë të ulëta krahasuar me operatorët e tjerë të këtij lloji në rajon. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur të mbajë të pandryshuara tarifat e telefonisë fikse.


 




Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"






Last Updated on E Hene, 30 Gusht 2010 21:48