Pothuaj qe tre muaj qytetaret e Serbise po perpeliten mes perpjekjesh per te blere qumeshtin por edhe nje sasi te konsiderueshme te produkteve te qumeshtit. Kush eshte fajtor per kete Me sa duket sikur edhe shume here te tjera monopoli eshte vendimtar.


Gjykata kushtetuese ka vertetuar vendimin e Komisionit per Mbrotjen e Konkurrences te vitit 2007 se Danube food group ne kuader te se ciles veprojne dy qumeshtore te medha serbe- Imlek dhe qumeshtorja Subotica ka keqperdorur poziten e monopolit ne tregun e tregut te blerjes se qumeshtit te paperpunuar. E ne eshte ky fillimi i pergjegjes nga shteti serb per mungesen shumemujore te qumeshtit ketu nuk eshte e lehte te gjendet pergjegje. Bildunterschrift Milchkhe stehen am Donnerstag 01.10.2009 in einem Stall in Kolenfeld Region Hannover. Angesichts drastisch gesunkener Milchpreise hat das Landvolk Niedersachsen ein EU-Hilfspaket fr die Milchbauern gefordert. Die EU msse den Milchmarkt stabilisieren und den Absatz beleben. Die Milchbauern bekommen derzeit von den Molkereien etwas mehr als 20 Cent pro Liter. Sie fordern das Doppelte und sehen ihre Existenz bedroht. In Niedersachsen gibt es nach Landvolk-Angaben derzeit noch rund 14 000 Milchbauern. Foto Holger Hollemann dpa/lni zu lni 0484 vom 01.10.2009 ---c dpa - Report--- Te dyja palet kane nje argument prodhuesit e qumeshtit kritkojne shtetin se nuk po investon ne fondin e bagetive perderisa qeveria qe nga fillimi i krizes drejton gishtin kah kompanite e medha sic eshte Imleka duke konsideruar se me monopol shkaktojne mungesen artificiale.


Pergjegjes shteti


Nevena Veselinovizedhenese e Imlek-ut demanton cfaredolloj zbrazje te qellimshme te sirtareve. Ajo cfare mund te themi sigurt eshte se mungesa e qumeshtit nuk eshte nje krize e nxitur artificialisht dhe se deficiti ne prodhim eshte prezent edhe tek prodhuesit e tjere dhe me kete edhe tek ne dhe fatkeqsisht per te gjithe ne thote zedhenesja Veselinovi. Ne deklaraten per Dojce Vele-n Veselinovic nuk ka dashur te komentoje informaten me te re per vendimin e Gjykates Kushtetuese me te cilin per here te pare ne Serbi sillet nje vendim qe verteton se ndonje kompani ka monopol.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qumesht serb Moja Kravica dhe gjerman Landesmilch


Ne nuk jemi te informuar per kete nga organet ligjvenese e as nga avokatet tone. Keshtu qe nuk mund te japim asnjelloj komenti perderisa procedura eshte ne ecje.


Uro eerov nga Shoqata e Prodhuesve te Qumeshtit per Dojce Vele-n thote se pergjegjesine me te madhe per mungesen e qumeshtit e mban shteti. Ai sqaron se shteti duhet te ndihmoje te perterihet fondi i bagetive duke investuar ne blerjen e meshqerrave dhe te lopeve. Pra nuk mund te llogarisim ne cfaredo permiresimi perderisa kete nuk e ben shteti. Dhe kur ta kete bere kete ne do mund ti gjejme disi fundin kesaj krize diku ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem thote Sheqerov.


Shkaktar i i problemit monopoli


Nderkohe neper dyqane eshte gjithnje e me veshtire te gjendet ndonje produkt i qumeshtit sic eshte gjalpi. Ne pyetjen nese do te zgjerohet kjo mungese Shecerov thote se cdo gje po shkon ne ate drejtim. Ketu qendron edhe problemi sepse mendoj se te gjithe prodhuesit nderkohe punojne ne minimum te minimumit.


Edina Popov nga Shoqata e Konsumatorit te Serbise mendon poashtu se mungesa e fondit te bagetive eshte arsyeja kryesore e mungeses se qumeshtit duke kritikuar indiferencen e qeverise. Poashtu kam pershtypjen se ketu lufta behet rreth nje strukture te pronesise me cfare demtohen edhe prodhuesit e vegjel edhe qumeshti si prodhim dhe konsumatori thote Edina Popov.


Se shkak i problemit eshte monopoli pohon edhe ministri i bujqesise Sasha Dragin i cili pas vendimit te Gjykates Kushtetutese ka thene se per shkak te nje qendrimi te tille ne periudhen e kaluar iu eshte nenshtruar presioneve te shumta. Megjithate ai nuk e ka precizuar se prej nga kane ardhe ato presione.


Autor Svetlana Boi
Redaktor Ajete Beqiraj