Të tjera detaje janë bërë të ditura nga policia në lidhje me shpërthimin që ndodhi dje pranë drejtorisë së Higjienës në kryeqytet.


Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi që ndodhi dje në në dyqanin e celularëve. Hoxha, i cili ishte pronar i dyqanit të celularëve u arrestua për armëmbajtje pa leje.


Një ditë më parë grupi hetimor gjeti 3 detonatoret dhe sekuestroi një laptop dhe disa celularë që mendohet se Gentian Hoxha do ti montonte.


Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e Ali Demit, ku mendohet se janë larguar edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë.


34-vjeçari ndodhet ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)