Stadiumi ku i luan ndeshjen ekipi i Juves do te qendroje i mbyllur, per ndeshjen e radhes, pasi Gjykata Sportivi mori kete vendim, duke iu kunderpergjigjur racizmit te shfaqur karshi futbollistit te Interit, Baloteli. Fyerje raciste ndaj Balotelit, ne ndeshjen Juve-Inter, kane provokuar edhe reagimin e ashper te presidentit zikalter, Masimo Morati: "Ne stadium, per nje moment do ta kishim dale ne fushe dhe do ta kishin terhequr ekipin," - theksoi presidenti i Interit. "Une isha ne pritje te nje apologjie nga ana e Figs dhe Juventusit". Kjo nuk eshte hera e pare qe Mario Baloteli eshte vene ne shenjester nga ana e tifozeve (madje edhe ne San Siro). Edhe ne "Facebook" ekzistojne mbi 400 grupe kunder SuperMario. "Baloteli ha banane", "Baloteli turp" jane disa nga thirrjet leshuar kunder tij. Klima e tensionit ishte shume e larte. Morati eshte zemeruar, dhe se gjate mbremjes se te shtunes ishte ne stadium, Inter-Juve ndoshta kishte nje epilog tjeter: "Une do ta kisha terhequr ekipin. Ishte e tmerrshme se kater te pestat e stadiumit kendonin dhe fyenin lojtaret dhe disa drejtues ishin krenare per gjithcka degjonin", - theksoi Morati. Kjo do te thote se eshte ne rritje toleranca ndaj racizmit. Kam degjuar kritika konstante te Marios, por ai nuk ka reaguar. Nese loja mund te ndalej, nuk besoj se isha i gabuar. Juventusi kerkoi falje, por drejtuesit e stadiumit nuk jane perfshire ne perpjekje per te zbutur revolten e tifozeve." Dje u dha vendimi i Gjykates Sportive. Fusha e Juves eshte skualifikuar, duke u mbeshtetur ne nenin 11 te Kodit te Drejtesise, i cili parashikon sanksione sportive dhe gjoba, per veprime raciste.