moroFranca i bashkohet vendeve anëtare të Bashkimit Europian që mbështesin dhënien e statusit për Shqipërinë. Qëndrimi është konfirmuar nga ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Moro, e cila një ditë përpara provës që duhet të kalojë Shqipëria për marrjen ose jot ë statusit konfirmon qëndrimin pro të një prej 5 vendeve që në Dhjetor të 2013 nuk aprovoi dhënien e statusit.


Nga qyteti i Korçës, diplomatja franceze Moro ka shprehur qëndrimin pozitiv në lidhje me provimin që do kalojë Shqipëria në datën 23 qershor, përkatësisht ditën e nesërme.


Franca mbështet Shqipërinë për statusin, u shpreh ambasadorja Moro.


Por, sipas saj, ky është një vendim kolektiv dhe do merret nga Këshilli Europian. Më tej ambasadorja theksoi se Shqipëria po shkon drejt statusit për vendin kandidat.


Duke u ndalur tek aksioni i ndërmarrë nga qeveria, me anë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, More e ka konsideruar këtë aksion tepër të rëndësishëm dhe pozitiv.


Veprimi në Lazarat, është veprim i parë, që duhet të shtrihet në zona të tjera. Mbështesim plotësisht ndërhyrjen e policisë, theksoi Ambasadorja franceze Christine Moro.