MOSKË - Një nga spiunët më të njohur në botë, Gevork Vartanian, 87 vjeç, i njohur nën emrin e shifruar Amir, vdiq dje në mbrëmje në Moskë pas një sëmundje të rëndë.

Vartanian do të kujtohet në historinë e spiunazhit të përbotshëm pasi në vitin 1943, vetëm 19 vjeç, falë të dhënave që kishte arriti të parandalojë një sulm kundër Stalinit, Ruzveltit dhe Çërçilit gjatë Konferencës së Teheranit.

Vartanian u bë spiun në moshën 16-vjeçare, pas përvojës së babait të tij, Andrei, i cili ishte shtetas iranian. Në vitin 1984 mori dekoratën ''Hero i popullit i BRSS''-së.

(er.nu/BalkanWeb)