Ditët e para e muajit gusht priten, që të fillojnë me reshje. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur meteorologia, Lajda Porja, e shërbimit sinoptik Metoalb. Më konkretisht ditën e martë pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin e vëndit. Dhe si pasojë do të ketë edhe ulje të temperaturave, por që do të jenë të paqendrueshme dhe do të zgjasin vetëm për pak kohë.

Një lajm i mirë vjen për pushuesit, të cilët me përjashtim të ditës së martë nuk do të kenë probleme me motin dhe do të kenë mundësinë të shijojnë pushimet e tyre. E ndërsa fundjava do të lëkundet mes një ulje dhe një ngritje të lehtë të temperaturave, të cilat nuk është se do të ndryshojnë motin me diell të nxehtë.