Gjatë gjithë ditës, zonat Jugore e Qendrore vijojnë në kushtet e kthjellimeve, por vranësira kalimtare do ketë në Veri e Verilindje të vendit.


Pjesa e dyte e ditës mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësirat shtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluara në ekstremet Veri Verilindje.


Era do fryjë e lehtë më shpejtësi 20 km /h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.


Temperaturat e ajrit rriten me 1 2°C në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ekstremet termike nga 14 ne 35°C.


Shqipëria nesër: Vijon pjesa më e madhe e vendit nën ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa vranësira të lehta do ketë në Veri.


Pasditja mbetet me kthjellime e vranësira të lehta në Jug dhe Qendër por vranësira lokale zhvillohen në Veri ku mbrëmja sjell shira të izoluar.


Era do fryjë mesatare por deri e fortë në Jug, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke ngjitur maksimumin territorial mbi 35°C.


12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)