Marc Marqeuz fiton në pistën e Aragon. Piloti i Hondas regjistron suksesin e pestë në ketë botëror të MotoGP. Marcquez ka arritur të fitojë në shtëpinë e tij përballë publikut të tij, duke lënë pas Pedrosën dhe Ducatin me Lorenzon që bëri një paraqitje dinjitoze.


Një pod i gjithi spanjoll.  Heroik ishte dhe Valentino Rossi me Yammahan, i cili pas atij dëmtimi të rëndë u pozicionua në vendin e pestë duke rrëmbyer duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. Pasi tij u rendit shoku i skuadrës Vinales.


Garë krejtësisht për tu harruar për Andrea Dovizioso që nuk mundi dot të shkonte më shumë se vendi i shtatë, duke i dorëzuar  kreun në renditje , rivalit Marc Marquez, i cili tashmë ndodhet 16 pikë para italianit.


Në Aragon, Marquez ishte dominues gjatë gjithë kohës. Kampioni në fuqi lëshoi një mesazh të e nisi garën nga vendi i pestë dhe e përfundoi i pari, duke i lëshuar një mesazh të qartë rivalëve. 16 pikë distancë kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi nuk janë shumë, por forma e Marquez të lë të kuptosh se do të jetë sërish ai mbreti i botërorit të Moto Grann Preex.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com0