Një adoleshent shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një motor. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Genovas.


14-vjeçari me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u përplas nga një Skuter  ndërkohë që po kalonte rrugën.


Ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e San Martino, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe drejtuesi i motorit.


Nuk është ende e qartë nëse djali ishte duke kaluar në vijat e bardha, apo nëse skuter ka kaluar me semafor të kuq dhe me shpejtësi. 


Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethnave të aksidentit. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter