Të tjera rreth shkrimit A1 REPORT publikon ekspertizën e Çardakut Shikoni VIDEON EKSLUZIVE të aktekspertizës Artan Hoxha: Manipulim titanik, bënë si tha Berisha SONDAZH/ Sipas jush eksperti Ndoc Çardaku ka manipuluar gabimisht apo me urdhër politik? Akuza: Eksperti futi ashkël në këmishën e Ziverit Shemsi Prençi: Duhej të mbahej vetëm ekspertiza e FBI Sabit Brokaj: Mjeku Berisha vuri dorë mbi kufomat





GJIROKASTER - Këmisha e kuqe me me vija të bardha që tregohet në videon e aktekspertizës nuk i përket Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë bashkë me 3 demonstruesit e tjerë në 21 Janar. Kështu është shprehur motra e të ndjerit Veizi, Trëndafile Muhameti, e cila për televizionin A1 REPORT tregon e revoltuar se Veizi nuk mbante veshur një këmishë të tillë atë ditë. Ajo tregon se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja.

Sipas saj, kjo video është një dëshmi e gjallë e manipulimeve të provave, ndërsa eksperti Ndoc Çardaku duhet të arrestohet.  Ajo është shprehur mjaft e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa kërkon që të hidhet sa më parë dritë mbi të vërtetën e kësaj çështje.

PROKURORIA PRENTENDON SE EKSPERTI CARDAKU KA VENDOSUR ASHKEL NE KEMISHEN E ZIVERIT
Reagimi i saj vjen një ditë pas publikimit të videos së akt-ekspertizës në rrobat e Ziver Veizit, të transmetuar dje ekskluzivisht nga televizioni informativ A1 REPORT !, i cili paraqitit pamjet filmike të akt-ekspertizës të kryera nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë në protestën opozitës më 21 Janarin e dy viteve më parë para Kryeministrisë. Videoja u vu në dispozicion nga Ministria e Brendshme pas kërkesës që televizioni A1 REPORT! i bëri me shkrim këtij institucioni.

Është pikërisht ky moment i akt-ekspertimi që prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku se me veprimet e tij ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale. Fillimisht pamjet tregojnë momentin kur eksperti Ndoc Çardaku ka identifikuar ku është ashkla dhe ka bërë lëvizjen e saj drejt vrimës dhe e lëviz me doreza për arsyen se ashkla e drurit është e vështirë për t’u lëvizur me gishtërinj. Më pas e eksperti kriminalist kërkon klemën në përfundim për të hequr ashklën nga këmisha e të ndjerit Ziver Veizi. Gjatë ekspertimit, video ka momente të turbullta të pamjeve filmike ndëra për disa momente me gishta të fiksuar në këmishën e Ziver Veizit, eksperti Ndoc Çardaku duket qartë se është në pritje për të gjetur diçka në një vrimë në këmishë, ku nuk duket asgjë. Pas kësaj, nga ndihmësi i tij eksperti kërkon një klemë me anë të së cilës nga brendësia e këmishës nxjerr dy ashkla të drunjta dhe i vendos si prova materiale mbi një letër duke i rrethuar si prova materiale e më pas filmimi ndërpritet. Eksperti dëgjohet të thotë: "Më jep një klemë i çikë.. edhe një letër"


(Foto, këmisha e Ziverit para ekzaminimit dhe pas nisjes së ekspertizës nga Çardaku/ në rreth të kuq ashkla pas konstatimit nga eksperti)

TRENDAFILE MUHAMETI: TURP PER DREJTESINE E MUNGUAR
Ndërkohë dje, në një rrëfim ekskluziv për gazetën Shqiptarja.com, Trëndafile Muhameti (në foto) motra e demonstruesit të mbetur të vrarë më 21 Janarin e dy viteve më parë, Ziver Veizit gjatë protestave të opozitës para Kryeministrisë, reagno menjëherë pas publikimit të videos së aktekspertizës në rrobat e Ziverit, teksa bën fajtorë Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, komandimin e Gardës së Republikës dhe vetë gardistin që sipas saj ka qëlluar me armë ndaj Ziverit.

Turp! Kështu shprehet motra e të ndjerit për drejtësinë e munguar, siç e cilëson ajo vendimin e pafajësisë dhënë për komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.

Në rrëfimin e saj prekës, Trëndafile Muhameti tregon se vëllai i saj erdhi nga emigracioni pa e ditur që do të “pushkatohej nga padrejtësia e Gjykatës”.

SHKRIMI I MOTRES SE ZIVER VEIZIT
Kush e vrau Ziverin?.Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Komandanti i Gardës, apo Gardisti?..TURP!..Drejtësia po zhytet e mbytet në llumin e kohës. "Xhungla" shqiptare kullon gjak e lot. Edhe kafshët e pyllit bashkëpunojnë e veprojnë me ligje të pashkruara. Këtu ekziston ligji, po kur thotë Maliqi. Për këtë u kthye Ziveri nga Greqia. U nis më 17 janar për t'u takuar me njerëzit e tij dhe u kthye më datë 20 janar për të marrë pjesë në protestë. Më 20 janar, ai nuk e dinte që do të vritej në bulevard para derës së kryeministrit. Por ai nuk e dinte që do pushkatohej edhe një herë tjetër nga padrejtësia e Gjykatës së urdhëruar, edhe pse i vdekur për qejf të pushtetit me histori të rrallë, edhe në arenën ndërkombëtare...Ne të gjallët, vëllezërit, motrat, fëmijët, fisi, protestuesit e 21 janarit, shokët e tij, nuk jemi të qetë...Zullumet e Zullumqarëve janë bërë det, e kështu nuk i lanë as lumë e as përrua. Shpresa dhe durimi kanë mbaruar. "Drejtësia" e di kush e vrau Ziverin, por nuk flet se i ka ikur zëri...Edhe ne e dimë!..E njohim....Thuhet këtej nga Labëria:" Borxh pa larë e hak pa marre, nuk ka! "

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)