Dy motra binjake nga Brazili kanë festuar ditëlindjen e 100-të duke realizuar një set fotografik.


Fotografja Camila Lima vendosi që të bëjë këtë për Maria dhe Paulina Pignaton pasi dëgjoi një lajm për to në televizionin lokal.


Ajo kaloi 2 orë për të bërë përgatitjet si stilimi i flokëve, grimi si dhe veshjet me ngjyra.


Ato kanë bërë gjithcka që i kam kërkuar dhe nuk kanë shfaqur shenja lodhje, tha Camila për ABC, duke shtuar se ishin shumë të emocionuara.  


Ndërkohë, ditëlindja e tyre është me 24 maj dhe do të jetë një ndër gëzimet më të mëdha në jetën e tyre.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter