shvajni 1Bastian Schweinsteiger do të qëndrojë te Manchester United dhe do të jetë pjesë e skuadrës në Europa League.


Është vet trajneri Jose Mourinho, ai që e konfirmoi këtë pas ndeshjes me Wigan, për FA Cup, ku mesfushori gjerman shënoi golin e fundit në fitoren 4-0 të djajve të kuq.


Schweinsteiger do të qëndrojë me ne. Ai do të jetë në listën e Europa League, pasi tashmë janë krijuar hapësirat pas largimit të Depay dhe Schneiderlin. Nuk kemi shumë opsione në repartin e mesfushës. Schweinsteiger ka qenë dhe është një futbollist profesionist. Duke qenë se kemi shumë ndeshje për të luajtur, ai do të jetë një opsion për ne, deklaroi Mourinho.