Jose Mourinho do të jetë rregullisht në pankinë në supersfidën e kësaj fundjave Chelsea-it dhe Manchester United që do të zhvillohet në Stamford Bridge të shtunën në orën 13:30.


Liga angleze e futbollit i ka dhënë kohë trajnerit luzitan për të përgatitur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e tij për koret ofenduese ndaj tifozëve përpara telekamerave që u shoqëruan edhe me gishtin e vogël në fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Newcastle.


Kështu që Mourinho do ta sfidojë nga fusha ish skuadrën e tij. Nga ana tjetër trajneri i Chelsea-it italiani Maurizio Sarri i ka dalë në mbrojtje portugezit duke nënvizuar.


Ka fituar gjithçka, përsa i përket rezultateve Mourinho është trajneri më i mirë në botë, mendoj që kritikat në drejtim të tij janë të ekzagjeruara.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)