Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 11:09

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka thënë se Jose Mourinho është zgjedhje e gabuar për trajner të ekipit.



Dyshimet rreth Mourinhos janë shfaqur pas humbjes së papritur në xhiron e kaluar në La Liga nga Osasuna me rezultat 1-0, që e la gjigantin madrilen në shtatë pikë prapa liderit, Barcelonës.



“Metodat e tij nuk janë mënyra më e mirë për përfaqësimin e klubit. Ai nuk i ndihmon imazhit të Real Madridit. Ai erdhi për të fituar tituj e jo për t’u ankuar ndaj gjyqtarëve. Nuk është kjo detyra e një trajneri. Ai duhet të mësojë nga Guardiola se si duhet të luhet futbolli, nuk më kujtohet që kam parë ndonjëherë një ekip më të kompletuar. Barcelona ka adaptuar modelin e lojës pas ardhjes së Cruyffit, ndërsa Reali kurrë nuk ka treguar durim në një grup të futbollistëve”, tha Calderon për mediet spanjolle. Ai ishte në postin e presidentit të Real Madridit nga 2006 deri 2009.