Është publikuar bashkëpunimi i dytë i Kidës me Mozzik, pas të cilit miqtë po flasin se fshihet një lidhje intime.


Pas premtimeve do të vijë PP, ku sipas disa informacioneve flitet se në të do të jenë dy këngë.



Por që sërish nuk do të jetë i vetmi projekt i Mozzik me Kidën, me të cilën po bën njësoj siç bëri me ish-in e tij, Loredanën, lidhje dhe duet për koperturë.


Të gjithë ata që kanë parë listën e këngëve të albumit të Mozzik, e kanë vënë re edhe një tjetër bashkëpunim me Kidën, që vulos tashmë faktin se ai e ka harruar Loredanën, me të cilën ka një fëmijë.



Kërkun do të jetë projekti i tretë mes Kidës e Mozzik, por që nuk do të ketë videoklip. Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit, shoqëruar me shumë kunja që ata i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale.


Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë. Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me bashkëpunimet e tij.



Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit i titulluar Dhelpër dinake. Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instagram, në të cilin shkruan: Dhelpër dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë, veç unë di.


Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ishpartneren e tij. Sa i takon fëmijës që kanë bashkë, mediat e Kosovës kanë treguar se ata e kanë ndarë kujdestarinë, ndërkohë që secili vazhdon karrierën e vet.


/Panoramaplus.al