Futbollistët e Deciqit, skuadrës së vetme shqiptare në kategorinë e parë të futbollit malazez janë mposhtur nga Zeta në ndeshjen e mbetur të javës së gjashtë. Skuadra nga Tuzi është mposhtur në shtëpi me rezultatin e thellë 4:0.
Kjo është humbje e tretë për skuadrën tuzjane në garat e sezonit të parë të kampionatit malazez. Aktualisht skuadra shqiptare renditet e nënta në klasifikim dhe në xhiron e ardhshme më 23 shtator do të luajë kundër skuadrës së parafundit në renditje, Petrovac.


Renditja e kampionatit malazez

1. Buducnost 19
2. Grbalj 17
3. Sutjeska 12
4. Zeta(-1) 14
5. Mladost 11
6. Mogren 9
7. Rudar 6
8. Jedinstvo 6
9. DECIQ 6
10. Kom 5
11. Petrovac 5
12. Berane 4