Lionel Andrés Leo Messi ka lindur më 24 qershor 1987. Lindur dhe rritur në qendër të Argjentinës me prindërit e tij Jorge dhe Celia, dhe vëllezërit e motrat e tij: Maria, Matias dhe Rodrigo. Ai filloi të takonte Antonella Roccuzzo në vitin 2008. Ai dhe Antonella kanë dy djem, Mateo dhe Thiago.


Messi u diagnostikua me një mangësi të hormoneve të rritjes si fëmijë.


Në moshën 13-vjeçare, ai u rikthye në Spanjë për tu bashkuar me Barcelonën, i cili pranoi të paguante për trajtimin e tij mjekësor.


Leo zhvilloi një pasion për sportin që nga mosha e hershme, duke luajtur vazhdimisht me vëllezërit e tij më të mëdhenj, Rodrigo dhe Matia, dhe kushërinjtë e tij, Maximiliano dhe Emanuel Biancucchi, të cilët të dy u bënë futbollistë profesionistë. Në moshën katërvjeçare ai u bashkua me klubin lokal Grandoli, ku u këshillua nga babai i tij, megjithëse ndikimi i tij më i hershëm si lojtar erdhi nga gjyshja e nënës, e cila e shoqëroi atë në stërvitje dhe ndeshje.


Messi është një futbollist argjentinas profesionist që luan rolin kryesor për klubin spanjoll FC Barcelona dhe kombëtaren e Argjentinës.


Shpesh konsiderohet si lojtari më i mirë në botë dhe është konsideruar si më i madhi nga të gjitha kohët, Messi është i vetmi lojtar në histori me pesë çmime FIFA Ballon dOr. Ai ka fituar 29 trofe me Barcelonën, duke përfshirë tetë tituj të La Ligas, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë Copas del Rey.


Si një golashënues i pabesueshëm dhe një lojtar krijues, Messi mban shumicën e golave zyrtare të shënuar në La Liga në sezonin e La Ligës dhe ka shënuar mbi 500 gola të karrierës për klubin dhe vendin.


Por për të pasqyruar jetën e Lionel Messi-t numrat nuk mjaftojnë: në ditën e 30-vjetorit të tij të lindjes kthejmë shiritin e karrierës së tij përmes 30 kurioziteteve që nisin nga familja tek ushqimi duke kaluar te muzika dhe lidhja me emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Maradona.


1- PA FJALË Në mungesë të një epiteti që mund të përshkruajë magjitë e tij, në 2013-ën Real Academia Espanola krijoi mbiemrin inmessionante (mënyra perfekte për të luajtur futboll) për të përcaktuar lojtarin argjentinas të klasit të lartë.


2- KRYQI: Një nga përkufizimet më të mira për Messi-n i takon Thiago Silva-s: Janë dy mënyra për të ndalur Messi-n. Ta rrethosh me gjysmën e skuadrës ose të bësh kryqin.


3- LEBROZ Lionel është me origjinë nga Las Heras di Rosarion dhe është një lebroz, nofkë të cilën e përdorin tifozët e Newells, skuadër ku është rritur.


4- LIDHJA ME FAMILJEN LEOPARDI Gjyshërit e babait të Messi-t ishin me origjinë italiane. Angelo Messi lindi në 1866 në Recanati, si Giacomo Leopardi, dhe jetoi me të shoqen Maria Latini në Montefano, provincë e Macerata-s, përpara së të nisej për në Argjentinë.


5- MILANESA Një nga pjatat e preferuara të Messi-t është Milanesa , kotoleta alla milaneze të cilën e ëma e gatuan shkëlqyeshëm.


6- MISTERI LIONEL Prindërit gjatë viteve kanë folur për koinçidencë por emri Lionel është frymëzuar nga këngëtari Lionel Richie. Frymëzoi kënga Hello që këngëtari amerikan lançoi në vitin 1987.


7- FESTIMI Kur Leo feston golin ngre sytë nga qielli, por nuk i drejtohet Zotit. Dedikimi është gjithmonë për Celia-n, gjyshen e tij që ndërroi jetë në vitin 1998 dhe që ka patur një rol thelbësor në hapat e tij të parë në futboll.


8- DEBUTIMI Ishte pikërisht gjyshja e tij që e lançoi në futboll. Salvador Ricardo Aparico, trajneri i skuadrës së fëmijëve të Grandolfi-t, po kërkonte një lojtar për një ndeshje dhe Celia i tha: Merre atë, merre atë. Dhe Leo, në moshën 4 vjeçare filloi ti driblonte të gjithë


9- AKULLORET Në moshën 9-vjeçare një drejtues i shoqërisë i propozoi një bast Leo-s së vogël: një akullore për çdo 100 xhonglime. Një herë arriti kuotën 1000 xhonglime dhe fitoi 10 akullore.


10- PËRJASHTIMI Debutimi i tij në 2005 me fanellën e Argjentinës ishte traumatik: përjashtim pas pesë minutash për goditjen ndaj hungarezit Vilmos Vacznak gjatë tentativës për tu çliruar.


11- GJUMASH Leo e ka zakon të flejë shumë, edhe 10 orë në natë. Dhe shpesh pasditeve, pasi ka ngrënë drekë nuk i thotë jo një dremitjeje të vogël.


12- FACOLETA Kur Barça mori 13-vjeçarin Messi, sekretari teknik Carlse Rexach u impenjua të respektonte zotimin e marrë ndaj prindërve të Leo-s duke e shkruar premtimin për një kontratë në facoletë letre.


13- KATASTROFË NË SHKOLLË Në shkollë Messi ishte një katastrofë: Nuk bezdisja, isha i qetë, por lodhesha shumë për të mësuar në të gjitha lëndët, sepse nuk më pëlqente të studioja


14- WENGER Arsene Wenger ëndërronte të merrte Leo-n dhe një ditë i dërgoi një mesazh Jorge Messi-t, babait dhe agjentit të Leo-s: Ditën që do të ketë ndonjë problem, kujtohu se dyert e klubit tonë për të do të jenë të hapura.


15- AIMAR Idhulli i Leo-s që në moshë të vogël nuk ishte Maradona por Pablo Aimar. Fanella e ish-lojtarit të Valencia-s është më e çmuara në koleksionin e tij të madh.


16- INTERVISTA E PARË Në intervistën e parë për një gazetë (La Capital, 3 shtator 2000) tha se libri i tij i preferuar ishte Bibla, ndërsa filmi i parapëlqyer Baby Birba Një ditë në liri.


17- PËRBINDËSH Kontakti i parë mes Messi-t dhe Maradona-s ka qenë pas fitores së Argjentinës ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Botërorit U-20 të vitit 1995. Diego iu drejtua Leo-s duke i thënë: Çfarë bën përbindësh?


18- FILANTROP Messi gjithmonë ka qenë aktiv në fushën e bamirësisë. Përveçse është ambasador i UNICEF-it, për më shumë se 10 vjet ai ndihmon fëmijët në nevojë përmes fondacionit të tij.


19- KËMBA E ARTË Linja japoneze e bizhuve Ginza Takana ka riprodhuar në ar një kopje të këmbës së majtë të Messi-t. Skulptura peshon 25 kg, është vlerësuar 5.25 milionë dollarë dhe është nxjerrë në ankand për viktimat e tërmetit të 2011-ës që goditi Japoninë.


20- ALERGJIA Messi ka deklaruar se nuk i sheh kurrë më pas ndeshjet e tij në televizor, vetëm kur është i detyruar nga trajnerët gjatë seancave me video.


21- KOINÇIDENCA Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në 17 qershor 2010 ndërsa Thiago Messi në 2 nëntor 2012. Mes të dyve janë 869 ditë diferencë, ekzaktësisht sa çështë edhe diferenca mes dy baballarëve.


22- KRENARIA Ginés Menéndez, trajneri i U-16 spanjolle i mërmëriti Messi-t: Nëse ti do të ishe spanjoll mund të të kisha grumbulluar. Leo iu përgjigj: Nuk do të luaja kurrë për Spanjën: jam argjentinas, rosarino dhe lebroz.


23- VËLLAÇKOJA Kur Messi mbërriti te skuadra e parë e Barcelona-s Ronaldinho ua prezantoi të gjithëve si vëllaçkon e tij.


24- EROS Është një i apasionuar i madh i cumbia-s, një muzikë popullore e famshme në Amerikën e Jugut. Në veçanti i pëlqen grupi La Banda del Tigre Ariel i cili i ka dedikuar edhe një këngë. Por mes këngëtarëve të tij të preferuar është edhe një italian, Eros Ramazzotti.


25- STATUJA Në 2016-ën u inaugurua një statujë e Lionel Messi-t në Paseo de la Gloria në Buenos Aires. Pas dëmtimit që iu bë nga vandalët, (i hoqën kokën) në fillim të janarit statuja u restaurua.


26- PARKU Në 2019-ën do të inaugurohet në Argjentinë Messi Experience Park, një park argëtues prej 83 mijë metrash katrorë dedikuar realitetit virtual.


27- BAGGIO Në 6 prill 2010, pas 4 golave të Lionel Messi-t ndaj Arsenal-it, Guardiola realizoi takimin mes Baggio-s dhe Messi-t. Italiani i tha: Mos dëgjo ato që thonë njerëzit, përndryshe do të shkatërrohesh.


28- FITIMET Sipas Forbes, në 2016-ën Messi ka fituar 80 milionë dollarë 219.187 dollarë në ditë) mes pagës dhe sponsorizimeve. Në klasifikimin botëror është i dyti pas Ronaldo-s.


29- TATUAZHET Mes tatuazheve të shumta në trupin e tij, spikat një lule lotusi në krahun e djathtë. Sipas personit që ka bërë tatuazhin, u zgjodh, sepse simbolizon talentin që lulëzon edhe në momente shumë të vështira.


30- KUSHËRINJTË Messi ka dy kushërinj futbollistë, Emanuel Biancucchi, luan si mesfushor në klubin e Club Rubio Ñú di Asunción (Paraguaj). ndërsa Maximiliano Biancucchi është një sulmues i madh i Ceara, skuadër e divizionit të dytë brazilian.