“Prej sot kjo është fotografia e jetës sime”.


Pasquale Gagliardi, drejtoreshë mjekësore e Korpusit të Cosenza, komenton me këtë fjali dy foto që tregojnë një fëmijë të shpëtuar nga ekipet e Emergjencës në kanionin Raganello në Civita, ku kanë humbur jetën 11 ekskursionistë si pasojë e përmbytjeve.


9-vjeçari, i cili në kohën e shpëtimit ishte në gjendje hipotermie, u transportua i pari në spitalin e Cosenzas dhe pastaj gjatë natës në Cardarelli të Napolit.


Vendimi për një trajtim më të specializuar mjekësor është marrë në konsideratë si pasojë e seriozitetit të kushteve, për shkak të marrjes së baltës dhe rërës.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)