Një fqinjë i familjes pa sesi e vogla lëvizi kokën në arkivolin që familja e kishte bërë gati për varrim.
Kjo video ka kapur momentin prekës, ku thuhet se mrekullitë ekzistojnë. Një vajzë e vogël 3-vjecare është zgjuar nga arkivoli pak para varrimit të saj.
Ngjarja u shënua në kishën Aurora në Zamboanga del Sur, në Filipine.
Pasi panë se e vogla merrte frymë, babai i saj e mori dhe e dërgoi në spital.
Ajo i deklarua e vdekur të shtunën pasi kishte qëndruar në spital për disa ditë për shkak të temperaturës së lartë.

Inspektor Heidil Teelan bëri të ditur për mediat se: "Personeli i spitalit vërejti se vajza nuk kishte më puls dhe klinikisht kishte vdekur të shtunën ora 9:00 e mëngjesit”.
Ishte një prej fqinjëve të prindërve të së voglës që lëvizi pak arkivolin pak para se ta merrnin shërbimi i funeralit dhe ta groposnin. Ai vërejti se vajza lëvizi.

Menjëherë së voglës iu dha ujë dhe e rinisën drejt spitalit.

(d.b/BalkanWeb)