TIRANE- Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça ka uruar gjithe besimtaret me rastin e muajit të madhënueshëm të Ramazanit, që nis të hënën në 1 Gusht.


Permes nje deklarate per mediat, ai uroi besimtarët per agjerim te lehte e te begate dhe uroi qe muaji i Shenjtë i Ramazanit, që i paraprin festës së Bajramit të Madh ti bekojë të gjitha familjet me lumturi, paqe dhe dashuri kudo në botë.


Muca kerkoi nga besimtaret te përfitojnë sa më shumë nga muaji i madhënueshëm i Ramazanit, i bekuar nga Perëndia, duke deklaruar se “muaji i Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë dhe pajtimit”.