Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ne nje mesazh drejtuar besimtareve myslimane presidenti Nishani e cilëson Ramazanin një akt te lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale. Ndërsa mesazhet që përcjell riti i Ramazanit sipas kreut te shtetit janë nga më madhështoret. Presidenti Nishani u uron agjërim te lehte te gjithë besimtareve myslimane ne ketë muaj te Ramazanit.