Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, është dënuar me tre vjet burg nën akuzat për korrupsion.

Gjykata në Kajro ka marrë vendimin pas rigjykimit të rastit, i cili ka të bëjë me përvetësimin e 14 milionë dollarëve.

Dy djemtë e Mubarakut janë dënuar me nga katër vjet burg secili, për të njëjtin rast.

Dënimet fillestare janë përmbysur më 13 janar për shkak të procedurave ligjore.

Mubarak është rrezuar nga pushteti gjatë kryengritjes popullore më 2011.