Në përkujtim të 69-vjetorit të betejës historike të nacionalistëve të Lumës, Hasit dhe Kosovës kundër regjimit komunist

Me 26 Gusht të vitit 1946,si sot 69 vjet më parë,në kulmin e terrorit komunist në Shqipëri dhe sidomos në atë verilindore,një grup nacionalistësh që kishin mbetur gjallë nga ndjekja e forcave ushtarake dhe të sigurimit komunist,u grupuan në vendin e quajtur Lera e Sorrave në Gjallicën e Lumës. Sipas një vendimi që më parë ishte marrë në fshatin Zahrisht të Hasit,duke parë se tani më nuk mbetej asnjë shpresë për ndërhyrjen e forcave Anglo-Amerikane për rrezimin e regjimit komunist në Shqipëri, u vendos largimi nga Shqipëria,jo për të ruajtur kokën si shkruan Mitat Frashëri por "për të vazhduar luftën kundër komunizmit për një Shqipëri etnike demokratike perëndimore". Në mbledhjen e Zahrishtit te Hasit,morën pjesë dy çetat nacionaliste që vepronin në Lumë, Has dhe Rrafshin e Dugagjinit në Kosovë. Muharrem Bajraktari,e mori këtë inkursion në Krahinën e Hasit, në kushte mjaft të vështira. Qindra forca ushtarake dhe policore ishin vendosur në Krahinën e Lumës dhe të Hasit, në ndjekje të antikomunistëve, që të organizuar në çeta luftarake,vepronin në këto krahina. Terrori policor kundër popullit me djegie të shtëpive, burgosjeve dhe internimeve masive, gjyqeve politike dhe pushkatimeve, kishte arritur kulmin. Qëllimi i Muharren Bajraktarit si patriot dhe ushtarak mjaft i zoti, ishte që të grumbullonte të gjithë luftëtarët antikomunistë edhe të Malësisë së Gjakovës, Hasit dhe Kosovës, në një ndërmarrje mjaft të vështirë, për t'u larguar nga Shqipëria dhe shpëtuar çfarë mundet të shpëtohej nga masakra e regjimit komunist. Nga Malësia e Gjakovës, përpjekja për t'u lidhur me Tahir Hoxhën që udhëhiqte rezistencën antikomuniste në atë zonë,nuk u bë e mundur për arsye akoma të panjohura. Megjithë përpjekjet e Hamit Halilit nga Perollaj i Hasit si korrier dhe ndërlidhës ndërmjet këtyre çetave,Tahir Hoxha me grupin e tij nuk mundi të vinte në takimin e pritur. Kjo me të vërtetë shënoi edhe fatkeqësinë e madhe të familjeve më të mira të Tropojës. Duke mbetur në malet e Tropojës, ish-Sigurimi komunist në prita dhe pabesi, ka vrarë dhe masakruar pothuajse të gjithë këta burra që përfaqsonin fisnikërinë e familjeve më të mira të Malsisë së Gjakovës. Në mbledhjen e Zahrishtit, komandantët e çetave ishin Muharrem Bajraktari për Lumën, një prijës ushtarak mjaft i zoti, i diplomuar ne Akademine ushtarake te Vjenes, ish komandant i pergjithshem i xhandarmërisë në kohën e Zogut, dhe për Kosovën e Hasin ishte Uk Sadiku nga Gjergjeviku i Pejës, ish prefekt i Rahovecit, njeri nga udhëheqësit ushtarakë më të dalluar të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, djali i Sadik Ramës i udhëheqësit legjendë të kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit. Por me këmbënguljen e komandantit të çetës kosovare Uk Sadiku, nisja u shty me qellim që nacionalistët e mbetur nepër male sidomos në Kosovë dhe në malet e Tropojës të njoftoheshin për nisjen. Për këtë arsye Uk Sadiku me çetën e tij do të ktheheshin në Kosovë për të grupuar njerzit që kishin mbetur dhe përfundimisht do të takoheshin në Gjallicën e Lumës në vendin e quajtur "Lera e sorrave" në datën e caktuar me 26 Gusht 1946. Itinerari i largimit nga Shqipëria u vendos që të bëhej nepërmjet Maqedonisë për në Greqi. Ishte ky vendimi i Muharrem Bajraktarit, për arsye të shmangies së konfrontimit në luftë me repartet ushtarake dhe të ndjekjes në Shqipëri,që të mos vrisnin vëllezrit e tyre që ishin rekrutuar me forcë në këto reparte, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Kjo tregon edhe një herë tjetër se sa atdhetar ishin nacionalistët kundër vllavrasjes dhe që po luftonin për një Shqipëri të lirë demokratike. Për fat të keq, Uk Sadiku, u tradhtua nga një agjent i U.D.B. dhe në një ndeshje të pabarabartë me forcat Jugosllave për jetë a vdekje në afërsi të Rahovecit, trimi i Kosovës mbasi shfryu gjithë urrejtjen e hakmarrjes të dhjetra shokëve të vrarë mbi forcat serbo-malazeze,u plagos rëndë. Kriminelët serbë e zunë të gjallë dhe e masakruan. Më kot e pritën në Gjallicën e Lumës në ditën e caktuar Ukën. Disa nga kosovarët erdhën në datën dhe orën e caktuar dhe çfarë në të vertetë përbënin shumicën në grupin që do të nisej për në Greqi.Ata ishin 56 burra të sprovuar në luftë të pa ndërprerë kundër vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë,patriotët më të dalluar nga familjet më të mira të Kosovës ,Lumës dhe Hasit.Ndërmjet këtyre nacionalistëve ishte rreshtuar edhe një djalosh nga Tepelena i quajtur Mehmet Hamiti.Ja disa nga emrat. Nga Luma dhe Dibra ishin: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Esat Bajraktari, Prof.Miftar Spahija, Asllan Zeneli, Ramadan Cenaj, Neshat Bilali, Neshat Hamza, Liman Peposhi, Tahir Vata, Taf Lita, Adem Hyseni, Hashim Cena, Han Kotarja, Salih Doda, Ymer Doda. Nga grupi i kosovarëve dhe hasjanëve ishin: Sef Sadiku, Ahmet Haliti, Iljaz Peka, Taf Previzi, Miftar Maloki, Destan Berisha, Reshat Kajrakdiu, Raif Kajrakdiu, Sulejman Gjakova, Rrem Gjakova, Ejup Binaku, Gani Bokshi, Destan Berisha i Opojes, Daman Lila, Halil Lila, Islam Gjini, Isa Gjini, Sulejman Haxhija, Zejnel Bobi etj. -Komandën e mori Kolonel Muharrem Bajraktari, ushtarak i sprovuar. Fama e tij kishte marrë dhenë se atë nuk e zinte plumbi. Sa herë ishin përpjekur komunistët që ta asgjësonin në gracka dhe në prita të pabesa, por ai kishte mundur të shpëtonte dhe gjithnjë u bënte thirrje "ushtarëve"që të largoheshin nga fushë e betejës. "Të dalin komandantët tuaj" thërriste Muharrem Bajraktari.

Në librin e Lazër Radit "Njeriu i rrugës së gjatë" sipas kujtimeve të njerit nga protogonistët e kësaj odiseje z.Taf Previzi, shkruan për atë ditë që po niseshin për në Greqi: "S'kaloj shum,e sikur dikush t'i kishte pasur në dorë çelsat e stuhisë,nisi një shi me zhegerdi,i cili e ka ngulitur në kujtesen time atë ditë.Më dukej se gjithçka ishte kthyer kundër nesh,sikur gjithçka kërkonte largimin tonë. Ashtu,të krrusur nën shi,me pushkët të ngjeshur pas trupit,po merrnim rrugën drejt të panjohurës,në atë udhtim që i kapërcente kufijt e aventurës,shpresonim tek liria,shpresonim se një ditë së shpejti do të ktheheshim në Shqipëri. Në një fjalim shumë të shkurtër Muharrem Bajraktari na tha: "Ne, sot po largohemi nga Atdheu i jonë,jo se mbaroj lufta.Lufta për ne nuk ka për të mbarue deri sa mos të çlirohet Shqipnija nga sllavo-bolshevikët,deri sa Kosova e jonë të vazhdojë të mbetet në robni.Tashti, kudo që të gjendemi do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut tonë".Duke përshkruar rrugën e vështirë nepër Maqedoni nepërmes pritave të ushtrisë jugosllave autori shkruan per betejat e pa prera me forcat jugosllave,në ato ditë të kësaj odiseje të vështirë: "Pas nesh ushtonin shpatet,dridhej toka,gjëmonin e uturonin maqinat dhe tanket,i gjith divizioni maqedonas ishte vënë në lëvizje për kapjen tonë.Flakët dhe gjëmimet na ndiqnin kudo.Ishim të detyruar t'a sulmonim rrethimin,t'a çanim atë ose të mbeteshim të vdekur,sepse edhe po të dorzoheshim më e pakta që mundet të na bënin ishte vdekja.Gjithkush,e merr me mend se çfarë zjarri u ndez.Neve na kish mbetur vetëm vdekja në duar e s'dinim ç'të bënim me të.Edhe forcat serbo-maqedone ishin betuar se do të na kapnin të gjallë e do të na ripnin lëkurët.Në një atmosferë të tillë nuk është e vështirë të kuptohet se aty është bërë një luftë në ekstrem të kufijve të jetës dhe vdekjes,një luftë që mendja njerzore nganjëherë nuk arrinë t'a imagjinojë.Aty u krijua një ferr i vertetë.Arriti puna që të kapeshim trup me trup e fyt me fyt me armikun.Në këtë përleshje për të çarë atë rrethim u vranë shum nga shokët tanë dhe mjaft ishin të plagosur.Në sajë të strategjisë dhe aftësisë të Muharrem Bajraktarit si një strateg i pa shoq i luftës,tashmë kishim zënë një pozicion të mrekullueshëm dominues.Ushtria sllave u ekspozua në një lëndinë dhe neve e kishim carë rrethimin.Ne e kontrollonim terrenin si në pëllëmbë të dorës.Duke shpalosur gjithë tërbimin tonë për vrasjen e shokve tanë,aty u bë një kasaphanë e vertetë mbi ushtrinë sllave.Aty u bë një nga përplasjet më të përgjakshme,ku ne siguruam epërsi të plotë.Por ne ishim shum të dëshpruar ,kishim humbur shokët tanë më trima."-Dhe po aty:Nga vështërsitë e shumta të kohës,terreni i thyer dhe përleshjet me bataljonet e ndjekjes,nuk ishim në gjendje të bënim më tepër se 4-5 km.në natë.Kështu vazhduam për dhjetë ditë me rradhë deri sa më së fundi arritëm në afërsi të kufirit grek. Ushtria maqedonase nuk la armë e mjet pa përdorur kundër nesh,tanket, deri tek armët e rënda si topi dhe murtaja (shih Lazër Radi: Njeriu i rrugës së gjatë fq.147). Autori,duke përshkruar luftën e përgjakshme të këtyre nacionalistëve,nxjerr në pah të vertetën, se pa strategjinë ushtarake të Muharrem Bajraktarit ishte e pa mundur të përballohej gjithë ajo fuqi sadiste sllave dhe nuk mundet të shpëtonte asnjë i gjallë.Në këtë shkrimi mjaft modest,mundet të konfirmoj se kaq të ashpra ishin këto beteja sa që nga 56 burra që u nisën në këtë odise të përgjakshëm për jetë a vdekje, kan mbërritur të gjallë në Greqi vetëm 25 nga keta burra,edhe këta shumica e tyre ishin të plagosur.Duke çfletuar librin e Petrit Palushit "Muharrem Bajraktari në vitet 1945-1946",autori nxjerr në pah të vertetën se Muharrem Bajraktari ka qenë një patriot dhe atdhetarë i pashoq në historinë tonë kombëtare.Ai asnjëher dhe në asnjë rast nuk është vendosur në shërbim të armiqve të Shqipërisë.Vlen të përmendet rasti kur në kinema " Nacional" në Tiranë në Qeshor të vitit 1946,po zhvillohej gjygji kundër 37 kundërshtarve të regjimit komunist,Musine Kokolari akuzohet për bashkpunim me Muharrem Bajraktarin.Gjykatsi komunist e pyet:pse nuk është kriminel lufte Bajraktari?-Jo,ai nuk është kriminel,përgjigjet Musineja me vendosmëri.-Muharrem Bajraktari,si patriot dhe luftëtarë i madh,është rebeluar sa her që ka menduar se interesat kombëtare po rrezikoheshin.Ai ju kundërvu edhe Zogut,megjithse ishte në detyren e komandantit të përgjithshëm të gj

indarmërisë.Me pushtimin e Shqipërisë nga fashizmi,ai ka organizuar rezistencen e armatosur për çlirimin e Shqipërisë.Ai ka kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen e Anglo-Amerikanve duke bashkpunuar me emisionet aleate që vepronin në Shqipëri.Sa her shtëpia e tijë u bombardua nga fashistët në sulmet nga toka dhe ajri me aeroplan bombardues.Në librin e Rexhinal Hibert, "Fitorja e hidhur", ish-emisari i misionit britanik në Shqipëri, shkruan se: "Muharrem Bajraktari, është zot i Lumës dhe kreu udhëheqës i Shqipërisë veri-lindore" (shih Rexhinald Hibert,Fitorja e hidhur, faqe 144). Kur brigada e 5 partizane sulmoi veriun e Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1944, Muharrem Bajraktari kishte të organizuara formacione ushtarake që po luftonin me vetëmohim kundër pushtuesve italian dhe gjerman.Në këtë kuadër Muharrem Bajraktari u ofroj bashkpunim Brigadave Partizane në një luftë të përbashkët për çlirimin e Shqipërisë nga fashizmi.Por E.Hoxha në mënyrë tinzare dhe të pa besë kishte dhënë urdhër që trimi i Lumës të vritej.Në urdhërin që i dërgon gjeneral Dali Ndreut në shtabin e divizionit të parë dhe që mban dt.26.08.1944,kërkon që "Muharrem Bajraktari të provokohet dhe të likujdohet". Muharrremi nuk mundet të pranonte që ushtria partizane të bënte reprazalje kundër popullit dhe të hynte në Kosovë për të ja dorzuar Kosovën jugosllavëve.Për këtë arsye,Haxhi Lleshi,Liri Gega dhe Manush Myftiu e thërrasin në një darkë në fshatin Nangë gjoja për bisedime, por e nxjerrin në pritë.Trathëtia e tyre dështoj me turp.Në një ndeshje të vështirë Muharrem Bajraktari çan rrethimin duke deklaruar luftë pa kompromis kundër komunistëve "që ishin shitur tek sllavi".Në pleniumin e 2 të K.Q.Të P.K.SH.,në fjalën e tijë lidhur me problemin e M.Bajraktarit,Manush Myftiu do të deklaronte: "Kështu shkuam në Lumë.Ai(Muharremi),nuk na kundërshtoj,bile ai na priti shum mirë.Ai mendonte se ne po shkonim në ndihmë të tijë,pasi ai po luftonte me gjermanët.Ne kërkonim të gjenim një pretekst dhe e shtynim atë që të na luftonte.Kur forcat tona shkuan në frontin ku ai luftonte,i hoqi forcat në një sektor tjetër për të na e lëshuar neve.Kështu edhe provokacioni ynë shkoj kot.Duke parë që forcat e tijë ishin të pakta,për ne u bë e domosdoshme që t'a rrethonim dhe t'a likujdonim.Mospërfillja jonë bëri që aksioni ynë të dështonte me humbje shum të rënda.:28 partizan të vrarë,30 të plagosur,përveq humbjes së puntorve kosovarë,të cilët në mos dije u pritën nga forcat e M.Bajraktarit,22 të vrarë të tjerë dhe shum të plagosur.Por humbja më e madhe ishte politike.Ne e goditëm kur ai kishte ardhur të na jepte dorën për sukseset që kishim pasur në luftë.(M.Bajraktari në vitet 1945-46.P.Palushi,faqe 98.).Dhe po aty :Për punën e Muharrem Bajraktarit ne kemi qenë këshilluar me shokun Radi,udheheqes jugosllav në Kosmet.Mendimi i tijë ishte se Muharremi ishte i rrezikshëm dhe duhej zhdukur.-

Muharrem Bajraktari në të gjith veprimtarinë e tijë politike nuk ka pranuar të bëhej pjesë e ndonjë partie. "Partia ime është Shqipnija"-ka deklaruar gjithnjë.Vitet në emigracion ishin përpjekje e vazhdueshme në luftë për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga regjimi komunist.Ai mbylli sytë në Bruksel në vitin 1988.Ai nuk arriti ta shikonte Shqipërinë të lirë dhe demokratike për të cilën kishte luftuar kaq shum.Përcjellja mortore që ju bë nga qindra mijra shqiptarë në Europën perendimore, tregon respektin e madh të emigracinit politik shqiptar për këtë luftëtarë të pa përkulur për Shqipërinë etnike demokratike.Nga luftëtarët e asajë epopeje të lavdishme,mundet të kenë mbetur akoma gjallë shum pak burra.Shumë perj tyre u rrjeshtuan dhe u dalluan në formacionet e "Kompanisë 4000",në kuadrin e NATO-os,në përpjekje pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjën e demokracisë në Shqipëri. Ndërmjet tyre, që ka dhënë nja kontribut të jashtzakonshëm, është patrioti i dalluar antikomunist i Lumës Neshat Bilali,një ikonë e gjallë,si njeriu që "rrnon për me tregue",i cili si bashkluftëtarë i Muharrem Bajraktarit,ka ndriçuar këtë epope të lavdishme të luftës së këtyre burrave të shquar për një Shqipëri të lirë etnike dhe demokratike të bashkuar me Europën.Në epilogun e këtijë shkrimi, mundet të themi krenarë,se lufta dhe përpjekjet e këtyre patriotve të mbëdhenj,u kurorëzua me rrëzimin e diktaturës komuniste dhe fitorën e demokracisë në Shqipëri.Fosilet e regjimit komunist,disa pseodohistorian të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste si PëllumbXhufi,Paskal Milo etj,akoma po hedhin vrerë kundër nacionalistëve shqiptarë,me argumentin komunist se gjoja "ata e humbën luftën".E verteta historike është e tillë që hedh poshtë gënjeshtrën bolshevike të këtyre pseodo historianve të mëkuar me ide komuniste.Nacionalistët antikomunist të Shqipërisë,me një strategji politike për t'u admiruar,ishin dhe mbetën aleatët më besnik të Anglo-Amerikanve,në përpjekjet për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.Përpjekjet dhe lufta e pa ndërprerë e nacionalistëve shqiptarë në botën e lirë,u kurorëzua me rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe fitorën e demokracisë.Eshte detyrë e historianve,studjuesve,gazetarve,shkrimtarve,që të ndriçojnë të vertetën historike,përpjekjet titanike të këtyre heronjve që nuk kursyen gjakun as vuajtjet e tyre në emër të lirisë.Në Shqipërinë post komuniste jan shkruar shum libra dhe monografi për Muharrem Bajraktarin nga shkrimtarë dhe studjues,ndërmjet të cilve shquhet Dr.Prof.Shefqet Hoxha,Petrit Palushi dhe mjaft të tjerë, por mbetet shume per te hulumtuar ne te gjith veprimtarine patriotike te tijë ne periudha te ndryshme të historisë ne sherbim te kombit.Për afro njëgjysmë shekulli diktaturë,komunistët kan hedhur shumë baltë kundër këtijë burri të pa mposhtur në idealin e lirisë,por kurrë nuk kan mundur që t'a njollosin këtë patriot të madh.Populli i Lumës me shumë krenari e ka simbolin e lirisë,në luftën e tijë kundër regjimit komunist dhe diktaturës.Në këtë kontekst, pa asnjë mëdyshje mundet të vlersohet, se Muharrem Bajraktari mbetet në Historinë tonë Kombëtare si një patriot i pa shoq,një luftëtarë i dalluar që nuk u pajtua me asnjë pushtues të huaj,një luftëtarë i madh kundër fashizmit dhe komunizmit. Për meritat e jashtzakonshme,Presidenti Berisha e ka dekoruar me mirnjohje të lartë.Qarku i Kukësit e ka shpallur Qytetarë Nderi të tijë.