Shefi i Shtatmadhorise amerikane admirali Majk Mullen u beri thirrje udheheqesve te Kines per te marre masa qe te ushtrojne ndikimin e tyre ndaj Korese se Veriut qe ti jape fund provokimeve dhe sjelljes se papergjegjeshme. Sipas Mullen sulmi i koheve te fundit i Korese se Veriut me artileri kunder nje ishulli te Korese se Jugut si dhe sulmi i saj i meparshem ndaj nje anieje te marines te Korese se Jugut kercenon stabilitetin ne rajon dhe se udheheqesit e Kines jane ne pozite te vecante per te ndikuar per ndryshimin e kursit te Korese se Veriut. Udheheqja e Kines ka me shume ndikim tek Pheniani se cdo vend tjeter. Keshtu bisedimet gjashte paleshe mund te jene interesante por i mbetet Pekinit te vendosi se ato zhvillohen ne nje nivel nga ku mund te percaktojme se si duhet detyruar Koreja e Veriut te ndryshoje sjelljen e saj te papergjegjeshme dhe te ecim perpara- tha mullen. Admirali saktesoi se shtimi i fuqise ushtarake te Kines vitet e fundit shoqerohet me me shume pergjegjesi per ruajtjen e stabilitetit ne Azi. Ai tha se ndihma dhe mbeshtetja qe ajo i ka dhene me dekada te tera Korese se Veriut i krijon Kines mundesi te medha qe mund te perdoreshin per te ulur tensionin ne Gadishullin Korean. Qeveria kineze ka bere thirrje per rifillimin e negociatave te njohura si bisedimet gjashtepaleshe si nje menyre per tiu pergjegjur situates por admirali Mullen e hodhi poshte kete variant. Ai tha se ka ardhur koha qe udheheqja kineze te nderhyje dhe te marre masa per nje ceshtje qe prek drejt per drejt sigurimin e vendit te vet si dhe stabilitetin ne rajon. Admirali Mullen tha se Koreja e Veriut i ka shtuar rreziqet ne Azine Verilindore me dy sulmet e saj te koheve te fundit dhe duke ndertuar nje uzine te re per pasurimin e uraniumit te afte per te rafinuar materiale per arme te tjera berthamore. Ai tha se nje aktivitet i tille mund te sjelle destabilitet edhe gjetke duke e quajtur Korene e Veriut perhapesin me te madh te teknologjise berthamore ne bote. Admirali Mullen beri thirrje qe Kina te ndihmoje qe Koreja e Veriut ti jape fund ketyre aktiviteteve per ta bere me te veshtire per Korene e Veriut te tregtoje me vendet qe duan telnologji berthamore sic eshte per shembull Irani. Gjithashtu Admirali Mullen tha se manovrat detare te Shteteve te Bashkuara me Korene e Jugut qe sapo perfunduan ne Detin e Verdhe prane vendit te sulmit me te fundit te Korese se Veriut kishin si qellim dekurajimin e sulmeve te metejshme dhe demostrimin e angazhimit amerikan per sigurimin e Korese se Jugut.
emsp