Është njeriu i çudirave të momentit, por edhe i prapaskenave të mëdha të së shkuarës. Zhoze Murinjon e gjen thuajse gjithmonë një arsye për të qenë në qendër të vëmendjes, me gjestet në fushë apo me deklaratat jashtë saj. E kështu, në kulmin e etheve në prag të Botërorit, "The Special One" rrëfen driblimin që i bëri stolit të Anglisë kur kërkohej pasardhësi i Stiv Meklaren pas dështimit në "Euro 2008". Trajneri portugez i Çelsit nuk ndihet aspak i penduar që nuk iu afrua pankinës së "Tre Luanëve", ku më pas u ul italiani Fabio Kapelo. "Sa afër isha? Mund të them që isha shumë, shumë pranë. Në atë kohë pothuajse isha trajner i Anglisë, por besoj se kam marrë vendimin e duhur. Gruaja ime kishte të drejtë. Ajo më tha të mos pranoja. Nuk është në natyrën time të pres dy vjet për një kompeticion të madh e ndërkohë të luaj me Kazakistanin apo San Marinon. Kështu, edhe gruaja më tha se pushimi pa futboll e pa ndeshje nuk ishte zgjedhje për mua", - u shpreh Murinjo, që planet për një kombëtare i përkasin së ardhmes.

(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)