Hoze Murinjo kërkon Elseid Hysajn te Mançester Junajtid. Ky është lajmi i bujshëm i Goal.com për futbollistin e Napolit dhe të kombëtares Shqiptare, për të cilën më parë kanë dalë në skenë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit Europian.


Sipas faqes së specializuar në zhvillimet futbollistike në kontinent, gjatë verës Junajtid do të paraqesë një ofertë konkretë për 23-vjecarin, i cili konsiderohet nga nga mbrojtësit më të mirë anësor në Serinë A.


Në fakt interesimi për Hysajn lidhet me disa vendime të rëndësishme të djajve të kuq në lidhje me të ardhmen e Luke Shoë, Matteo Darmian apo Ashly Young. Të tre këta lojtarë kanë kaluar në plan të dytë nën udhëheqjen e Murinjos dhe shumë mundësi e ardhmja e tyre do të ketë larg Old Trafford.


Hysaj, shpjegohet në lajmin e publikuar nga Goal.com mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, pavarësisht se preferon të djathtën.


Në kontratën e rinovuar të Elseid Hysaj është përfshirë një klauzolë largimi 50 milionë euro, me Mançester Junajtid që është gati të hyjë në bisedime me Napolin.


1 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)