Pensionistet e shfrytezojne Liqenin si te vetmin opsion, ku mund te qendrojne pa shpenzuar para
Dikush do te thoshte se, me e pershtatshme do te ishte shprehja “Mushkeria e Tiranes” eshte drejt rigjenerimit, por pamja e tanishme nuk ta le nje pershtypje te tille. Edhe pse jane mbjelle peme, edhe pse rruga eshte permiresuar deri diku, ne teresi Parku i Liqenit Artificial te Tiranes te ofron pamje te padenja per nje park te nivelit kombetar. Aq me teper qe ne baze te projektit fitues per rigjallerimin e Parkut te Liqenit, mbizoterojne shume ndertime te reja. Megjithate, te pakten mjediset e Liqenit Artificial jane nje opsion per te kaluar nje paradite a nje pasdite te nxehte vere, pse jo, edhe per te bere plazh.
Vizitoret
Nje grup i madh njerezish te ardhur nga Puka, kane zbarkuar ne mes te Parkut te Liqenit Artificial te Tiranes. Jane shume entuziaste dhe nuk u ben aspak pershtypje qe uji eshte i piste, dhe se mungon infrastruktura e nje turizmi modest. Ata jane shtrire siper gjetheve te rena perdhe, ndersa zerat gazmore te ketyre vizitoreve te rralle i shoqeron hingellima e disa kuajve qe po hane me shume uri barin e Parkut. Pershkojme me tej rrugicezat e parkut te Liqenit, dhe verejme se vizitoret jane te shumte. Te parkuara ndane asfaltit gjenden jo pak makina, madje edhe me targa te huaja. Vizitore te ndryshem te parkut jane pershtypjet e tyre, te cilat nuk duken edhe aq pozitive. “Dikur ka qene me bukur. Po po, era e blirit dhe e mimozave te cante hundet”, thote me keqardhje nje burre.
Plazh
Paksa me tutje, dy te moshuar kane vendosur te bejne “plazh”. Fillimisht futen me siklet ne uje, ndersa me pas preferojne te bejne banjo dielli, ndersa marrin edhe nje sy gjume. Teksa i pyet se pse nuk kane zgjedhur bregdetin per te pushuar, ata thone njezeri: Jemi pensioniste! Kjo i shpjegon te gjitha. Te moshuarit pranojne se do u pelqente shume qe ne ato momente te gjendeshin ne ndonje shezlong dhe te ndjenin eren e mrekullueshme te detit, por kjo kushton. Keshtu qe, Liqeni Artificial eshte per ta opsioni i vetem qe nuk kushton. “Nuk kemi c’te bejme, se s’dime ku te vemi. Ose do te rrime ne shtepi gjithe diten, ose ne kafene. Edhe keto kushtojne”, thote njeri prej te moshuarve.
Dashuri
Parku i Liqenit, ose parku i puthjeve. Ky nuk eshte emri i ri i pagezimit te parkut, por nje emer i fshehte dhe shumevjecar. Mijera cifte kane dhene apo marre ndonje puthje me gjelberimin ne sfond, ne ato ambiente. Eshte mesdite. Buzet dhe trupat e te dashuruarve bashkohen si pa te keq ne mes te dites me diell. Cifte te moshuarish vihen ne siklet, dhe mundohen t’ia heqin syte niperve e mbesave qe kane me vete, nga ato skena. Ndersa te tjere, te kapur qafe me qafe e krah me krah preferojne te shetisin, ndonese parku i Liqenit Artificial te Tiranes nuk shquhet per ndonje gjelberim te madh. Ajo qe te bie ne sy ne kete ambient dikur te mrekullueshem, fakti se askush nuk e vret mendjen qe te kontribuoje ne mbajtjen paster te mjediseve. Vizitoret e parkut nuk ngurrojne t’ia vene fajin per keto papasterti, njerezve qe i hedhin rrugeve. Sipas tyre, punonjesit e bashkise e bejne punen e tyre por ka njerez te papergjegjshem qe i hedhin mbeturinat vend e pa vend, edhe pse koshat mund t’i kene fare prane.

Cezmat shterpe
Formula e lypjes ndryshon ne: “Nem pak uje zotni!
Nje lypes, ne nje moment te caktuar hoqi dore nga formula “Nem ndonje leke zotni”, duke e konvertuar ne “Nem pak uje zotni”, si nje shenje lutjeje ndaj nje te moshuari qe kalon andejpari, me nje bidon gjysmelitersh ne dore. Dhe kete e ben, jo se nuk ngrihet dot nga “vendi i punes” te pije uje, porse nuk ka ku ta beje kete. Mund ta pershkosh te gjithe parkun me kembe per t’u perpjekur te gjesh nga cezme, por pa rezultat. Edhe 5 qe kane qene me pare, jane prishur. Dhe ne ato ambiente ku pretendon te marresh shume gjera nga natyra, nuk merr asgje. Pervec nje ajri me te paster se sa ne mes te metropolit. Vizitoret sugjerojne qe te behet dicka per kete vlere te madhe kombetare, sepse nga dita ne dite eshte drejt rrenimit. Nuk eshte nje park per t’u pasur zili, e megjithate fakti qe eshte i vetmi ne Tirane, e ben parkun Kombetar te Liqenit Artificial, te preferuar. Vizitoret aludojne se nese do te behej dicka per te, atehere shume njerez do te kalonin ore te tera relaksi atje.

Liqeni, 5 parqe ne nje
Parku i Liqenit na paraqitet si teresi e pese parqeve, ne nje. Si nje peizazh i diferencuar ne vazhdim, Parku i Liqenit permban 5 zona me karakter te ndryshem, te cilat formojne nje teresi te ekuilibruar dhe koherente: “Berthama familjare” , “Pylli puqet me ujin”, “Pylli aktiv”, “Natyra e thelle” dhe “Kopa-Tirana”. Parku i ri strukturohet qarte dhe behet nje eksperience e arritshme nga vizitoret ne cdo pjese te tij, secila nje ftese per te zbuluar jetesen, evolucionin dinamik te peizazheve te ndryshme ne kohe.


Te dhena:
Siperfaqja e parkut kombetar 230 hektare
Siperfaqja e Liqenit artificial, 55 hektare
Ne park rriten 120 lloje druresh, shkurresh dekorative dhe lulesh
Viti i ndertimit te liqenit artificial, 1956
Diga 400 m, pengon ujin qe te vershoje drejt Tiranes
Ne perendim te parkut, ndodhet kopshti Botanik, i ndertuar ne 1971
Siperfaqja e Kopshtit Botanik, 14,5 hektare

Perspektiva
Ndertimet i bllokojne frymemarrjen Parkut
Mes pamjes magjepse te liqenit dhe kodrave me peme banoret, duket se jane me te lumturit ne kryeqytet. Por, e ardhmja duket se nuk do jete dhe kaq e gjelber. Nje plan i Bashkise se Tiranes dhe nje projekt i hartuar nga disa studio te huaja synon qe ne kete zone t’i jape perparesi betonit. Ne vend te “mushkerise se gjelber”, kjo zone duket se do te jete nje “masiv betoni” per Tiranen. Per kohen kur eshte ndertuar liqeni me nje Tirane prej gati 150 mije banoresh, ishte llogaritur se per cdo njeri do te kishte 8 metra katrore gjelberim. Sot, me Tiranen qe po kap shifren 1 milion banore, Bashkia mendon te heq dhe ato pak centimetra katrore qe u kane mbetur banoreve. Nese ky projekt do te realizohet, qytetaret nuk do te shkojne me te pushojne nga liqeni artificial, por edhe ata qe do banojne aty do t’u duhet te bejne nje jete artificiale.

Pak histori
Sot, ne te gjithe e njohim si Liqeni Artificial, ndersa deri ne vitet e para te shekullit qe lame pas njihej me emrin Stani i Gogeve. Keta do te ishin grupi i pare i madh i te huajve qe “pushtuan” Tiranen. E vetmja gjurme e mbetur sot prej tyre, jane mbiemrat qe tingellojne paksa cuditshem, Shundi, Hobdari, Voilla, Nishku. Me pas, Kodrat ne Jug te Tiranes, nuk shquhen per ndonje ngjarje ne histori per gati 200 vite. Ketu mund te perjashtohen vetem rastet e pritave te kacakeve, vrasjet ne pabesi dhe arratine e njerezve ne kohe lufte ne pyllin e zones. Ne vitet e mbreterise, zona e kodrave sherbeu vetem per memorialin e Nenes Mbretereshe. Nje veper arkitekturore qe sot mund ta admirojme vetem ne dy tre foto te rralla, pasi monumenti u hodh ne ere nga komunistet. Ne vitet 1950, ideja per nje park kombetar me nje liqen ishte hedhur ne tryezat e zyrtareve. Ne vitin 1955, me pune vullnetare dhe nje projekt qe sot do te dukej i pazbatueshem u ndertua Liqeni Artificial me siperfaqe 55 hektare.

Cfare parashikon projekti i studios holandeze
Liqeni i Tiranes do te shnderrohet ne plazh
Rruga kryesore e Parkut do te sherbeje kryesisht si shetitore por edhe si piste vrapimi per amatoret e sportit, ndersa zona perreth liqenit do te sherbeje si plazh. Nuk do te mungojne as godinat multifunksionale. Kjo eshte parashikuar te ndodhe pasi te zbatohet projekti i studios holandeze qe ka fituar konkursin per rigjallerimin e Liqenit Artificial. Sipas projektit fitues per shnderrimin e Parkut te Liqenit, ky i fundit nuk do te jete me nje vend i piset, pa asnje lloj mundesie argetimi. Perkundrazi, sipas projektit, pjesa buze liqenit do te sherbeje si plazh per te gjithe ata qe duan te kalojne nje fundjave te kendshme, ndersa uji do te jete krejt i paster. Jane ndjekur kryesisht dy kritere ne percaktimin e Zonave Prioritare te Zhvillimit; I pari lidhet me karakterin e zones ne lidhje me strukturen e qytetit dhe rrethinave; kriteri i dyte eshte vullneti dhe perfshirja e sektorit privat per promovimin e zhvillimit urban dhe ekonomik. Kjo do te thote se do te ngrihen mjaft ndertesa, cka eshte kritikuar me se shumti nga ambientologet.

Plazhi
Cadrat parashikohen te kene njefare distance te llogaritur nga njera-tjetra, ndersa ndane tyre do te jene pishat e Parkut te Liqenit si dhe nuk do te mungojne nje sere ndertimesh te reja, duke zvogeluar keshtu, ambientet e gjelbra ne Parkun e Liqenit.