Për analistët dhe opozitën nuk është asgjë befasuese pse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është insistuesi më i madh që të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ashtu siç ai e ka nënshkruar në Vjenë, sado që mbetet tejet enigmatike për çfarë pazari Malit të Zi i falen mbi 8 mijë hektarë tokë.

Analisti dhe publicisti Imer Mushkolaj, ka shftytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të komentuar përpjekjen e presidentit Hashim Thaçi për t'i dalë në mbrojtje marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

"Demarkacioni duhet të ratifikohet, në rastin më të mirë para se deputetët të shkojnë në pushim, sepse pa të nuk ka liberalizim të vizave, deklaroi i pari i vendit në paraqitje televizive.

Sipas Mushkolajt, eshtë e natyrshme që Thaçi e mbron demarkacionin.

" natyrisht, Thaçi e mbron demarkacionin se e ka nënshkruar vetë edhe i din pasojat", ka shkruar Mushkolaj.

KosovaLive rikujton se ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili njihet si parashikues jo i mirë i ngjarjeve, për më shumë se pesë vjet e huqi prognozimin e tij për liberalizim të vizave për kosovarët. Liberalizimi i vizave për kosovarët ishte premtim elektoral i Thaçit për më së shumti 13 muaj, por ky premtim nuk u realizua as pas më shumë se pesë viteve.