nano ramaMustafa Nano thotë se pika më e dobët e qeverisë së Ramës, është ekonomia.


Dështimi (i qeverisë) është ekonomia e dobët, dhe korrupsioni i madh. E përveçse që ka dështuar, të befason edhe me reagimin ndaj dështimeve.


Ekonominë që e ka të rrëzuar për tokë kërkon ta kompensojë me biznesin e drogës që po mbjellin shqiptarët, duke u dhënë këtyre të fundit për aleat në këtë biznes dobësinë e qeverisë për ta ndalur këtë gjë, thotë ai për gazetën Mapo.


Por, ai vlerëson Ramën në një pikë tjetër:


Diplomacia, politika e jashtme, ku qeveria, saktësisht kryeministri Rama, ka qenë aktiv, dhe eficient. Një nga pak meritat që i njoh kryeministrit është figura e mirë e tij jashtë Shqipërisë, dhe mbrojtja këmbëngulëse që i ka bërë ai interesit kombëtar.


Nano i jep qeverisë një notë pozitive edhe për reformën në drejtësi:


Meriton një notë kaluese veç për reformën në drejtësi. Kjo është një reformë që është hartuar e komanduar nga të tjerë, por votat e mazhorancës janë deklaruar qysh në krye të herës në favor të reformës, e kjo meritë u duhet njohur.