muciAnalisti dhe gazetari Mustafa Nano shquhet për mënyrën e të folurit hapur.


Këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e se enjtes, teksa ishte i ftuar në televizionin Ora News, në programin e gazetares Jonida Shehu.


Në një bisedë me të, ai ka treguar disa mendime  të tijat për sa i përket shoqërisë dhe zhvillimeve të saj.


Ka folur për familjen, divorcin, por edhe për kauzën e gay-ve, raporton Dita. Ai tha se nëse nuk do të ishte ndarë nga gruaja, nuk do të thoshte se kishte një familje të shëndetshme.


Ndër të tjera pranoi se e kishte pasur të vështirë që këtë situatë tia shpjegonte disa personave të ngushtë.


Pa drojë, Nano tha se i ka pëlqyer dhe i pëlqen që shpesh të jetë në qendër të vëmendjes, të flitet për të.


Ka pranuar se shpesh herë këto situata i provokon vetë, por ndonjëherë i lë gjerat të rrjedhin pa shtytjen e tij.


Ai pohoi se njerëzit të gjithë janë pak gay, duke futur në të edhe veten e tij.