Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe deputetit Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). 


Ai kështu njoftoi pas prezantimit të kandidatit të LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban Abrashi.


Shefi i partisë ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit në mes këtyre dy subjekteve politike.


Do të angazhojmë ekipet tona profesionale, që të shohim nëse mund ta harmonizojmë programin me VV-në, për të parë nëse arrijmë në dakordim ti ofrojmë një qeverisje vendit. Mirëpo krejt kjo, në suaza të rregullit kushtetues, ka shtuar Mustafa./Telegrafi/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter