Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në ka thënë se, ndërhyrja në formë ilegale në testin e maturës përbënë vepër penale.




Ai tregoi edhe për kallëzimet penale që MASHT-i i ka dorëzuar në Prokrurinë e Shtetit për afatin e kaluar.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Le ta kupton çdo qytetarë që ndërhyrja në testin e maturës është vepër penale dhe nuk lejohet assesi”, ka thënë ai.




Ndryshe, sot rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit. /Indeksonline/