Pas Raportimit të mediave se kryeparlamentari z.Kadri Veseli i ka kërkuar Presidentes ti merret mandati deputetit Rrustem Mustafa , ky i fundit sot iu ka shkruar letër të hapur : Kushtetuese të Republikës së Kosovës Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës- z.Kadri Veselin, Presidentes së Republikës së Kosovës z.Atifete Jahjaga, Kryeministrin e




Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa, Zëvendës kryeministrin z.Hashim Thaqit.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Në vazhdim ju sjellim letren e plot të z.Rrustem Mustafa:




Për: Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës- z.Kadri Veselin, Presidenten e Republikës së Kosovës z.Atifete Jahjaga, Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa, Zëvendës kryeministrin z.Hashim Thaqi dhe Mediat




Nga: Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Rrustem Mustafa




Autoritarizmi- rrezikon Lirinë Duhet të mundohemi fort, për të ndërtuar kulturë tek qytetarët, që besnikërinë ndaj shefit (individit) t’a zhvendosin në besnikëri ndaj shtetit. Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por kanë obligim kushtetues që të jenë konformist ndaj ligjeve dhe besnik në mbrojtjen e interesave shtetërore.

Duhet shumë punë për të ç’rrënjosur apetitet individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale. Ne duhet të besojmë në institucionet tona dhe politikë-bërjen tonë. Unë, respektoj vendimet e gjyqësisë dhe kam respektuar nevojën për konformizëm ndaj rendit dhe ligjit. Vendimi për dorëzim të mandatit tim të deputetit ishte rrjedhojë e besimit tim të palëkundur në shtetin tonë dhe institucionet e tij dhe kam pritur që edhe veprimet e institucioneve do të përgjigjeshin me po këtë ndershmëri. Sidoqoftë, institucionet nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me ligjet dhe procedurat të cilat adresojnë këtë çështje, dhe atë:






Jahjaga në Podujevë kërkon dialog politik ndërmjet pozitës e opozitës

1. Nuk është dërguar kërkesa për dorëzim të lëndës nga Gjykata (Eulex) në Kuvendin e Kosovës, Kshilli Gjygjësor i Kosovës, nuk është kompetent dhe nuk e ka lëndën ende në posedim.




2. Na është thënë nga Gjykata Themelore, se lënda nuk ishte ende e kompletuar (duke marrë parasysh kompleksitetin e saj si rezultat i disa rikthimeve dhe një kohe prej gjithsejt 13 vite).




3. Lënda nuk është përcjellur në Kuvend e kompletuar dhe nëpërmjet kanaleve të duhura gjithashtu nuk është shqyrtuar rrjedhimisht nga Ekspertët e Kuvendit të Kosovës.




4. Kryesia e Kuvendit do te ishte dashur të përfillte procedurat duke dërguar lëndën në Komisionin për Imunitet në Kuvendin e Kosovës si organ kompetent në këtë çështje.




5. Për më keq, lënda ime është adresuar gabimisht te Presidentja e Vendit, ende pa i kaluar procedurat e duhura në Kuvend. Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës, kërkoj që të përfillen të gjitha procedurat, të shqyrtohet lënda nga Komisionet përkatëse dhe të respektohet plotësisht Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës.




Do të më vinte shumë keq nëse pas gjithë këtyre viteve të shtetësisë sonë, institucionet tona të marrin vendime autoritare përmes suspendimit të procedurave, rregulloreve dhe komisioneve punuese përkatëse. Kushdo që dëshiron të imponoj kërkesa autoritare, ato do të kundërshtohen sepse janë në kundërshtim me të arriturat tona, dhe se vendime të tilla autoritareske rrezikojnë lirinë tonë.




Unë dua të sigurohem që praktikat tona parlamentare janë të drejta dhe korrekte. Në rrethana të tilla, une jam i gatshëm të dorëzoj mandatin tim në çdo kohë, por jo nën ndikim të cilitdo autoritet që mbështet dhe imponon rrethana ku suspendohet ligji dhe procedurat demokratike.




Udhëheqja e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të ishte e përkushtuar maksimalisht për çdo çështje në kompetencën e saj/tyre, duke përfshirë këtu lëndën time- t’a shqyrtonin atë duke pasur në mendje faktin që ka të bëjë me deputet të dalë nga vota e lirë e popullit, dhe jo të procedoj me një shpejtësi shpërfillëse ndaj procedurave të shtyra nga autoriteti.




I drejtohem Gjykatës Kushtetuese me një pyetje: Gjatë procedurave për kërkesën e marrjes së mandatit a janë respektuar procedurat, rregullorja e kuvendit dhe komisioni për imunitet? Me respekt! z.Rrustem Mustafa