Qeveria e Kosovës as këtë të mërkurën nuk do ta procedojë për ratifikim në Kuvend in e Kosovës marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Premtimin e kryeministrit Isa Mustafa e bëri të parealizueshëm partneri i madh i koalicionit, Partia e Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka kërkuar që qeveria të mos ngutet. Ndërsa, LDK-ja dje pasdite ka mbajtur mbledhje urgjente.

Mediat janë të ndara në dysh lidhur me këtë, pasi një pjesë pretendon se nuk ka pasur konsultim paraprak mes partive kryesore në pushtet, në lidhje me qëndrimin e shprehur publikisht nga Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, sipas të cilit marrëveshja do të procedohej, ndërsa një pjesë tjetër thotë se kjo bëhet për të demonstruar forcën që ka PDK karshi partnerit tjetër, LDK-së së Isa Mustafës.

Analistët politikë vlerësojnë se PDK-ja me këtë veprim arrin t'i realizojë dy qëllime: dominimin në koalicion dhe distancimin në një farë mënyre nga qëndrimi që me çdo kusht të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin, ndonëse atë e ka nënshkruar ish-shefi i saj, Hashim Thaçi.