Kryeministri, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lubjanë, u prit në takim nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez.



Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar kryetarin Milan Brglez për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, dhe reformat që po ndërmerren në të gjitha fushat.




Mustafa veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e falënderuar Slloveninë për përkrahjen e ofruar në këtë drejtim.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Brglez shprehu gatishmërinë e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, për bashkëpunim ndër parlamentar si dhe për përkrahjen e Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane./Indeksonline/