Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, foli për mediat gjermane sa i përket të ardhmen së tij, pasi kohët e fundit vazhdimësia te Topçinjtë është vënë në pikëpyetje.


26-vjeçari deklaroi se ka pasur një sezon jo të lehtë, me uljet-ngritjet e veta, por theksoi se është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit. Mustafi shtoi më tej se nuk dëshiron të largohet nga Londra dhe se është krenar që vesh fanellën e Arsenalit.


Unë luaj aty ku ndihen i lumtur dhe tek Arsenali jam i tillë. Kritikat? Unë jam kritiku më i madh i vetes, por shumë njerëzve u pëlqen të flasin vetëm për gjëra negative.


Mustafi shtoi se nuk u kushton vëmendje gjërave që shkruhen për të, por është i përqendruar që të japë më të mirën për Topçinjtë.


24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)