Kompania celulare shfrytëzon Mozaikun duke përfituar reklamë gratis në qendër të Tiranës

Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar me sipërfaqe 440 metra katrorë, prej disa muajsh ai vazhdon të jetë peng i kompanisë celulare Vodafon. Megjithëse u bënë muaj që flitet për këtë rikonstruksion, nuk ka asnjë zhvillim sa i takon punës që po bëhet për rikonstruksionin e këtij mozaiku,





që me pamjen që ai të ofron duket se i shërben më së miri për një reklamim kompanisë celulare Vodafon. Ecuria e punës në mozaikun e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, duket që është ende në fazën e diagnostifikimit nga rezulton se në qendër të mozaikut atje ku fillojnë figurat janë krijuar të çara dhe teserat kanë pësuar fraktura. Madje në disa pjesë të sipërfaqes është shpërbërë struktura mbajtëse dhe janë zbuluar zgavra metalike e hekurt, por duket se kjo gjendej nuk i shqetëson aspak ata që janë përgjegjës për këtë që të ofron sot ky institucion, i cili në një kohë kur ai duhet të ishte sa më pranë vizitorëve apo dhe turistëve të huaj që vijnë në këtë muze, habiten me këtë pamje që të ofron sot ky mozaik, i cili mbart dhe një histori, ku shumë lehtë mund ta kuptosh se ai është kthyer në një fasadë për publicitet.


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"






Last Updated on E Enjte, 22 Korrik 2010 07:47