Kinezet jane vendosur ne Shtetet e Bashkuara qe ne themelimin e ketij vendi megjithese deri ne vitet 1940 prania e tyre ka qene e vogel ne numer. Ashtu si shume grupe te tjera etnike ata kane perballuar paragjykimet dhe mohimin e mundesive deri kur levizja per te drejta civile filloi te rrezonte muret e ndarjes racore ne arsim dhe punesim. Ne vitin 1980 lindi ideja e hapjes se nje muzeu kushtuar ketij komuniteti ne kuader te Projektit Historik mbi Komunitetet Kineze. Muzeu i kinezeve ne Amerike u hap kete vit ne lagjen kineze te Nju Jorkut.


Muzeu i ri i Kinezeve ne Amerike i projektuar nga arkitektja Maja Lin eshte ndertuar ne nje mjedis te ndricuar nga siper qe ka ne qender nje strukture me tulla me idene qe ti perngjaje shtepive shekullore me oborr ne Kine.


Nje tjeter salle i ngjet nje farmacie tradicionale kineze qe mund ta gjesh ne cdo lagje kineze te botes se sotme.


Por ekspozita kryesore rrefen nje histori te panjohur nga shume veta ne bote apo ne Shtetet e Bashkuara ku 1 per qind e popullates ka prejardhje kineze.


Ne vitet 1700 disa detare kineze ne anije tregtare ishin vizitoret e pare nga Kina ne Amerike. Por ne vitet 1840 nje dyndje punetoresh kineze erdhen ne kete vend per te ndihmuar ne ndertimin e hekurudhave duke filluar qe nga Kalifornia. Drejtoresha e Muzeut S. Alice Mong


Te gjithe e dime historine e ardhjes se kinezeve per te punuar ne hekurudhat perendimore. Dime per evropianet irlandezet pastaj ndertimin e hekurudhave ne pjesen lindore dhe momentin kur shinat u takuan ne Promontory Point te shtetit Utah. Por kinezet kane qene edhe me pare ketu per pune ne miniera.


Ata imigrante kineze erdhen gjate periudhes se kerkimeve per ar kur u zbulua ar ne kodrat dhe perrenjte e pjeses perendimore te Amerikes dhe Kanadase.


Kur perfundoi dyndja pas arit dhe ndertimi i hekurudhave kinezet zbuluan se ishin te padeshiruar. Ligji i vitit 1882 per Debimin e Kinezeve ishte i vetmi akt legjislativ qe ndermoren ndonjehere Shtetet e Bashkuara per te bllokuar marrjen e shtetesise ne baze te origjines kombetare.


Ne Shtetet e Bashkuara kishte krize ekonomike dhe kinezeve iu tha te ktheheshin ne atdhe Na ndihmuat te ndertojme hekurudhat tani largohuni. Per fat te keq shume nga keta punetore nuk kishin vend tjeter ku te shkonin. Po ashtu ata nuk mund te sillnin familjet pasi nuk ishin shtetas. Kjo ishte zanafilla e lagjes kineze ne qytete te ndryshme amerikane.


Imigrantet kineze nuk mund te integroheshin gradualisht si irlandezet dhe italianet. Ata mund te gjenin pune vetem ne disa biznese


Ata qe nuk donin te punonin si sherbetore shpesh hapnin lavanderi. Ishte pune e rende dhe e piste. Ne muze eshte ekspozuar nje hekur tipik per hekurosjen e rrobave. Ai peshon afro 4 kg dhe ata qe e perdornin duhet te punonin me te per ore te tera.


Restorantet kineze disa me ushqim te tradites kineze dhe te tjere me kuzhine te modifikuar per turistet ishin rruga kryesore drejt pavaresise.


Ne art kinezet portretizoheshin si misterioze dinake dhe shpesh te rrezikshem ose qesharake. Kodi racor i Hollivudit nuk lejonte aktore si artisten kinezo-amerikane Ana May Wong te putheshin me aktore te bardhe.


Ajo vdiq me zemer te thyer pasi kurre nuk e ndjeu veten te pranuar ne Amerike.


Ligjet kunder imigracionit dhe martesave mes racave filluan te lehtesohen pas Luftes se Dyte Boterore deri ne vendosjen e komunizmit ne vitin 1949 qe zgjoi dyshime te reja per kinezo-amerikanet.


Por qe nga vitet 1960 kinezo-amerikanet kane bere perparim te dukshem ne cdo fushe.


Njerez si Yoyo Ma I.M. Pei stilistet Vera Wang apo Ana Sui kane arritur sukses te konsiderueshem.


Vizitore si 14-vjecari Macej Buko nga Florida thone se muzeu rrefen nje histori te pazbuluar me pare


Pjesa me e madhe e femijeve kane mesuar per diskriminimin e afrikano-amerikaneve por askush nuk ka degjuar per diskriminimin e kinezo-amerikaneve apo propaganden kunder tyre ose faktin qe atyre iu mohua mundesia per te ardhur ne kete vend pasi ishin te padeshiruar ketu.


Drejtoresha Mong thote se ky muzeumi tani synon te behet Muzeu Kombetar i Kinezeve ne Amerike dhe te terheqe vizitore nga e gjithe Amerika dhe bota.