Violinisti i njohur, Agustin Simoni dërgon muzikën e pesë kompozitorëve shqiptarë në Kanada. Ai ka realizuar së fundmi një CD, e cila do të transmetohet në shtator në radion Qëndrore “CBS”, në Kanada. CD-ja fillon me një sonatë të Çesk Zadesë dhe vijon me kompozitorin Aleksandër Peçi, me “Tri valle shqiptare", më pas vjen Gjon Simoni me "Koncet violinë", koha e dytë.


Një pjesë tjetër është “Balada” e Pjetër Gacit dhe në fund mbyllet me dy pjesë të Albert Paparistos. Kjo është CD-ja e tretë që autori sjell për publikun, në dy të parat ai ka interpretuar vepra violinistike të kompozitorëve ndërkombëtarë.


Violinisti momentalisht dirigjon një orkestër dhe jep mësim në Fakultetin e Muzikës në Toronto të Kanadasë, ku ai jeton atje prej 13 vitesh. Agustin Simoni për 28 vitesh, ka qënë koncert maestër në orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar.