Në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, Ambasada Shqiptare në Hagë ka organizuar një koncert me muzikë klasike në teatrin e mirënjohur të Hagës, Anthon Philipzaal.



Në program pati pjesë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat u performuan nga violinistja Adelina Hasani, pianistja Mirsa Adami dhe violinçelisti Artur Trajko. Sipas BW, më mënyrë të veçantë u mirëpriten origjinaliteti dhe niveli i lartë i kompozitorëve klasikë shqiptare: Zadeja, Dizdari, Peçi e Harapi që ishin suprizë për të ftuarit.



Koncerti u shoqërua më pas me një pritje ku ishin të ftuar përfaqesuesit e trupit diplomatik, të organizatave ndërkombëtare, autoritetet holandeze, si dhe diaspora shqiptare në Holandë. /Indeksonline/