Myku i lekures eshte nje semundje e cila lind si pasoje e shtimit te djerses. Si rrjedhoje e ketij fenomeni ulet pehashi i aciditetit te lekures duke krijuar keshtu kushte te favorshme te zhvillimit te mykut qe jane shkaktare te semundjes mykotike. Zakonisht nga kjo semundje preken njerez qe bejne profesione te ndryshme dhe qe jane te detyruar te mbajne kepuce sic jane ushtaraket policet dhe disa profesione te tjera. Myku shfaqet kryesisht midis gishtave te kembeve por nuk mund te perjashtohen edhe vende ne pjese te ndryshme te trupit. Personat te cileve iu eshte krijuar myku ne fillim kane skuqje ne vendin e shfaqjes se tij carje te lekures dhe iu krijohen disa flluska qe pas disa ditesh zverdhen pra qelbezohen dhe keshtu shfaqen shenjat e infeksionit. Kjo mund te quhet dhe nje myk i infektuar. Per te kuruar nje pacient qe ndodhet ne kete gjendje fillimisht duhet trajtuar ne dy pista qe jane shkaku i shfaqjes se kesaj semundjeje dhe e dyta infeksioni dytesor.

Kujdesi

Sipas mjekeve gjate stines se veres nje kujdes i vecante duhet treguar gjate ekspozimit ne diell i cili nuk duhet qe ti kaloje caqet e tij. Kujdes duhet te kene grate pasi ne kete stine rrezikon tiu shfaqet lukusi i inflamatodes diskozes ose i gjeneralizuar. Gjithashtu rrezikohen te shfaqen edhe disa njolla te bardha ne fytyre dhe ne duar. Ketu vecohen edhe disa semundjet infektive sidomos tek femijet e vegjel. Kjo ndodh per shkak te qendrimit ne zona te papastra qe jane lene ne meshire te fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter ne plazhe apo zona turistike jane teper problematike dhe shkaktojne semundje infektive. Te njejtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit te papaster ne disa zona ku sasia e mikrobeve e kalon dyfishin apo trefishin e mikrobeve. Ne ambientin e ndotur me mbeturina shkak per fillimin e infeksioneve mund te behen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek femijet me lekure te dobet fizikisht dhe dermatologjikisht semundjet jane me te predispozuara per tu shfaqur. Keshtu shenjat shfaqen ne fytyre ne duar me flluska te vogla ne fillim te ujshme te cilat me vone infektohen. Me vone ato acarohen dhe keto sjellin nje temperature te larte. Ketu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku me i afert.

Klima

Klima e nxehte dhe e lagesht perben nje faktor risku per marrjen e infeksionit. Pervec kesaj plazhi dhe pishinat ndikojne ne shfaqjen e formave te caktuara te mykut te lekures. Ne pergjithesi semundjet mykotike prekin gati njelloj te gjithe ata qe ekspozohen ndaj faktoreve shperthyes. Preken te dy sekset por me teper seksi mashkull sesa femer. Kjo shpjegohet me faktin se keto te fundit jane me pak te ekspozuara ndaj ambienteve qe favorizojne keto infeksione si per shembull aktivitetet sportive higjiena jo e persosur menyra e veshjes etj. Per sa i perket moshes semundjet mykotike te lekures takohen me teper tek te rriturit e me pak te femijet. Faktoret predispozues per shfaqjen e semundjes klasifikohen ne te jashtem dhe ne te brendshem. Nder faktoret e jashtem permenden perdorimi i rrobave te perbashketa si kepuce pantofla kapele rroba sintetike te ngushta kepuce plastike te cilat krijojne mikroklime te disfavorshme dhe e bejne lekuren me te ndjeshme ndaj infeksionit. Ndersa si faktore te brendshem me kryesori eshte mosha pasi vihet re se shfaqja e ketyre semundjeve rritet me rritjen e moshes. Faktore te tjere te brendshem jane dhe disa semundje diabeti mbipesha pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore per semundje te tjera.







Mjekimi



Keshilla e pare qe jepet ne keto raste eshte shmangia e vetemjekimit. Kontaktimi me mjekun specialist qe ne momentin e pare qe shfaqen problemet ndihmon ne trajtimin ne kohe te semundjes. Skema e mjekimit varet nga shkalla e semundjes. Qe do te thote se ne rastet kur semundja shfaqet ne forme te lehte mjekimi lokal me antimykotik eshte mjaft i mire dhe efikas. Mjekimi medikamentoz duhet te realizohet vetem nga mjeku specialist dermatolog qe ne shfaqjen e shqetesimeve te para ne menyre qe te parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytesore. Ne format e lehta mund te perdoren vetem mjekimet lokale ndersa ne format e avancuara eshte i keshillueshem mjekimi sistematik per dy jave i shoqeruar me mjekime lokale. Eshte i keshillueshem qe mjekimi lokal te vazhdoje 1-2 muaj per te parandaluar perseritjen. Gjithashtu rekomandohet qe dhe pas trajtimit per larje te perdoren shampo dhe detergjent qe permbajne antimykotike.





Shkaktaret

Klima e nxehte dhe e lagesht

Vendet me mbeturina

Djersitja e tepert

Mungesa e higjienes personale

Plazhi dhe pishinat

Perdorimi i rrobave te perbashketa

Rrobat sintetike te ngushta kepuce plastike

Mosha

Disa semundje si diabeti mbipesha pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore per semundje te tjera



Simptomat

Skuqje ne vendin e shfaqjes se mykut

Carje te lekures dhe krijohen disa flluska qe pas disa ditesh zverdhen pra qelbezohen

Shfaqja e njollave kryesisht ne zonen e ekstremiteteve te siperme dhe pjesen e trungut

Njollat kane ngjyra te ndryshme Kafe te bardha dhe roze. Ato kane forma te ndryshme dhe duken si harta neper trup gje qe nuk eshte estetike

Ndodh qe te shfaqet dhe pruri i lehte por ky shfaqet kur djersit trupi



Llojet e mykut te lekures



Myku i lekures eshte infeksion i lekures i cili shkaktohet nga disa lloj kerpudhash qe quhen kerpudha dermatofite. Dallojme keto familje

1 Trichophyton 21 lloje te cilat infektojne lekuren floket dhe thonjte.

2 Microsporum 17 lloje te cilat infektojne lekuren dhe floket.

3 Epidermophyton floccosum e cila infekton lekuren dhe thonjte po nuk shkakton infeksion te flokeve.



Keto kerpudha dermatofite ndahen

a dermatofite antropofile - te transmetueshme nga njeriu tek njeriu

bdermatofitet zoofile - te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me kafshet mace qeni lopa etj ose me produktet e infektuara nga kafshet qumeshti etj

c dermatofitet gjeofile - te gjendura ne toke humusi. Te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me token.



Mykozat te shkaktuara nga dermatofitet percaktohen me emrin Tinea .

Dallojme

Tinea corporis - e cila karakterizohet nga ndryshime te vogla te cilat mund te shfaqen kudo ne trup.

Tinea pedis - athletes foot e cila karakterizohet nga infektimi i gishtit te madh te kembes dhe shputes se kembes. infeksioni me i shpeshte tek njerezit

Tinea unguium - mukoze e thonjve e veshtire per tu sheruar

Tinea capitis - karakterizohet nga ndryshime te lekures se kohes.

Tinea cruris - eshte infeksion i zones gjenitale

Tinea barbae - infeksion i lekures se fytyres dhe qafes.











27 Gusht 2010