Por a do te shkoje cdo gje mire per kandidaturen e Mynihut per tu bere nikoqir i lojerave olimpike. Pas muajsh me falimentime dhe avari te merkuren me 6 tetor 2010 projekti ambicioz mori miratimin e Keshillit te qytetit te Mynihut te keshillit komunal te Garmisch-Partenkirchenitsi dhe te qeverise se landit te Bavarise. Qe aplikimi ne Keshillin e Mynihut do te merrte miratimin me me shume se 90 per qind kete nuk e kishte llogaritur kryetari i bashkise Christian Ude SPD. Ai foli per nje rezultat sensacional dhe shprehu deshiren qe Mynihu te vleresohet per idene globale dhe unifikuese te lojerave olimpike.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pista e skijimit ne Garmisch-Partenkirchen


Dokumenti ne Keshillin e Bashkise se Mynihut u votua me vetem gjashte vota kunder. Te 74 keshilltaret dhe kryetari i Bashkise Christian Ude nder ta edhe njembedhjete perfaqesues te te gjelberve te Mynihut u pajtuan me projektin. Ne kete menyre ata nuk ndoqen vendimin e bazes se partise se tyre e cila te henen04.10.10 votoi me dy te tretat e kunder Lojerave Dimerore. Me kete te gjelberit ne Mynih gjenden para nje testi te veshtire.


Me lart me shpejt me tutje me shtrenjte


Pas draftit te te ashtuquajturit ligj-olimpik te cilin e miratoi qeveria e landit te Bavarise Lojerat Dimerore do tu kushtojne qytetit landit dhe taksapaguesve prej 13 deri ne 18 miliarde euro. Sigurisht qe prej kesaj shume do te financohen edhe projekte infrastrukturore si rruge modernizimi i linjes hekurudhore nga Mynihu ne komunen po ashtu nikoqire te lojerave Garmisch-Partenkirchen si dhe dy salla te reja sporti ne Mynih. Dhe nga te 1300 apartamentet e planifikuara per qendren e banimit te gazetareve ne Mynih pas lojerave do te perfitoje tregu i banesave tha zedhenesi i bashkise Stefan Hauf.


Se cfare efekti pozitiv kane projekte te tilla shume banore te Mynihut e mesojne ne jeten e perditshme. Me rastin e Lojerave Verore Olimpike te vitit 1972 ne Gjermani u ndertua nje rrjet i papare i transportit publik si dhe nje Park Olimpik i cili edhe sot e kesaj dite terheq turmat e turisteve.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mynihu me malet ne horizont vend i pershtatshem per lojerat olimpike dimerore




Akoma nje rruge e gjate deri te pranimi




Nga Garmisch-Partenkirchen ku duhet te zhvillohen garat e lojerave ne debore erdhi drite e gjelbert. Ne keshillin e atjeshem komunal krahas gjashte votave kunder kishte 25 vota pro.


Jam shume i lumtur per kete sinjal te qarte dhe bindes tha Bernhard Schwank menaxheri i kompanise ofertuese Olimpia 2018. Aprovimi nga Garmishi kishte qene gjate me pikepyetje. Tek nikoqiret e Lojerave Olimpike te vitit 1936 Lojerat Dimerore hasen ne nje rezistence te forte. Fjala eshte vecanerisht per ruajtjen e ambientit dhe per shkak te brenges se shume qytetareve te atjeshem se cfare do te behej me rajonin pas Lojerave Olimpike 2018. Fundja komuna nuk ka me shume vend per mysafire se momentalisht argumentonin kundershtaret e lojerave olimpike.


Megjithe tri lajmet e mira brenda nje dite aplikimi per lojerat olimpike nuk eshte ende i garantuar. Me 14 tetor Parlamenti i landit te Bavarise do te marre vendim lidhur me ligjin per Lojerat Olimpike Keshilli ne Berchtesgardener Landdo te mbahet me 18 tetor 2010. Formularet perfundimtare te aplikimit duhet te jene dorezuar deri me 11 janar 2011 te Komiteti Olimpik Nderkombetar. Konkurente te Mynihut jane Annency ne France dhe Pyeongchang ne Korene e Jugut. Vendimin se kush duhet te organizoje Lojerat Olimpike 2018 Komiteti Nderkombetar i Lojerave Olimpike do ta marre ne mbledhjen e tij plenare me 6 korrik 2011 ne Durban te Afrikes se Jugut. Por ka edhe shume pengesa per tu kaluar ne rrugen drejt lojerave te katerta olimpike ne hapesirat gjermane ne Berlin dhe Garmisch me 1936 dhe ne Mynih me 1972. Bildunterschrift Mynihu perfiton nga lojerat olimpike


Nje pjese e rruges eshte bere dhe keshtu kryetarja e bordit administrues te aplikimit per lojerat olimpike Katarina Witt eshte optimiste per detyrat e ardhshme. Nje rezultat i tille eshte nje sinjal i mire ne drejtimin e Komitetit Nderkombetar per Lojerat Olimpike. Miratimi me mbi 90 per qind ne bashkine e qytetit te Mynihut na forcon krahet per prezantimin tone te pare nderkombetar para familjes se perbashket olimpike pas dy javeve ne Akapulko te Meksikes tha kampionia e dyfishte olimpike ne patinazh.


Autor Tobias Oelmaier/Ajete Beqiraj
Redaktion Angelina Verbica