Në vazhdim të operacionit Nadir, ku u sekuestruan dy ditë më parë, 4 kg kokainë e pastër, 1 kg hashash, 36 mijë euro dhe u arrestuan 11 persona, policia e shtetit ka ndaluar edhe një 40 vjeçar që rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar.


Në operacionin në fjalë kanë bashkëpunuar policia italiane dhe ajo shqiptare. Koordinimi midis Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, bënë të mundur arrestimin e Nikolla SH., 40 vjeç.


17 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)