Lidhjet mes Europës dhe Amerikës së Veriut duhen mbrojtur në interes të sigurisë së Perëndimit, por nuk janë të sigurta. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes aleancës dhe vendeve të tjera pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut.


Nuk është e shkruar në gur që lidhja transatlantike duhet të mbijetojë përgjithmonë, – ka paralajmëruar ai, duke këmbëngulur mes t tjerash mbi rëndësinë e sigurisë së përbashkët dhe duke prekur mbi të gjitha kërcënimin rus në rajonin Balltik.


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)