KFOR-i sot ka hequr ndalesat që ka aplikuar në hapësirat ajrore të Serbisë, të vendosura në vitin 1999.




Lajmi është dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë, transmeton KP.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Këto ndalesa, që ende janë valide për disa pjesë të Serbisë, nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane.




Ai ka thënë se ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve NATO- Serbi.




Sipas Stoltenberg, vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.




Ndalesa ajrore ndaj Serbisë e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit është zbatuar në një hapësirë ajrore prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore, duke filluar nga kufijtë e Kosovën.




Stoltenberg sot ka nisur një vizitë dyditore në Serbi.